Organizoi dasmë në kohë pandemie, policia gjobit pronarin e lokalit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pronari i një restoranti është gjobitur me 1 milion lekë nga Policia e Tiranës. Shtetasi me inicialet A.M., ka organizuar ceremoni martesore në lokalin e tij, duke thyer protokollin e sigurisë.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Tiranës ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar një restorant në të cilin ushtrohej aktivitet,duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit shtetasit A.M., masë administrative prej 1.000.000 lekë. Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Mbretëria e Bashkuar i jep dritën jeshile centralit bërthamor për 45 miliardë euro

Qeveria britanike ka dhënë miratimin përfundimtar për një central bërthamor prej 38 miliardë paund (rreth 45 miliardë euro) në...

VIDEO/ Ergys Agasi shkon në SPAK, por ngatërron derën

Ergys Agasi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, por hyrja e tij ka shkaktuar më shumë të qeshura se sa kuriozitet për arsyen...

Punonjësi bie nga skela gjatë punimeve në një pallat, procedohet administratori (EMRAT)

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë punimeve në një pallat në Tiranë, ku një punëtor ka rënë nga skela dhe ndodhet nën kujdesin...

Xhon Dillinger, supergrabitësi që u vra nga FBI pas shpine me pesë plumba

22 korrik 1934 Nga Leonard Veizi Për jetën e tij është realizuar një film i jashtëzakonshëm, dhe roli kryesor interpretohet nga një aktor po aq i...

Humb jetën foshnja e porsalindur në spital, kallëzohen në Polici stafi mjekësor

Një foshnjë e porsalindur ka humbur jetën në Tiranë si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor. Mësohet se shtetasi me iniciale Xh. Q., 34 vjeç,...

Lajme të tjera

Web TV