Shtimi i rasteve nga virusi/ Tomini: Pritet vjeshtë e vështirë, po tregohet neglizhencë ndaj masave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata nga COVID-19 në vendin tonë duket se po përkeqësohet nga dita në ditë, fakt ky i konfirmuar edhe nga shifrat e personave të infektuar në përditësimin rasteve nga Ministria e Shëndetësisë.

Lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi, në një intervistë për News24 ka folur ekspertja e ISHP-së Eugena Tomini ku ka thënë se pritet një vjeshtë e vështirë por nuk ka asgjë të pamundur dhe se të gjitha strukturat janë në gatishmëri për ta përballuar situatën.

Tomini deklaroi se ka një trend në rritje të infektimeve, me një intensitet që përvijon nga 100-150 raste në ditë.

Tomini theksoi se janë evidentuar edhe raste infektimi në grupmoshat e reja, duke shtuar se këta të fundit po trengojnë neglizhencë ndaj Covid-19.

“Nuk mund të flas në emër të frikës, pasi për mjekët frika nuk ështe element i tyre. Vërtet Covid gjunjëzoi të gjithë, por dua të them që të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të përballur situatën. Sigurisht që do të ketë vështirësi. Nuk mund ta mohojmë që do të ketë vështirë, por e pamundura do të bëhet e mundur. Do të jemi të gjithë në gatishmëri për të raportuar të gjitha rastet, deri në nivele madhore. Sigurisht që do të përballemi me problemet respiratore, por edhe me Covid njëkohësisht. Shpresojmë që të gjithë bashkë t’ia dalim” Nuk mund të flas në emër të frikës, pasi për mjekët frika nuk ështe element i tyre. Vërtet Covid gjunjëzoi të gjithë, por dua të them që të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të përballur situatën. Sigurisht që do të ketë vështirësi. Nuk mund ta mohojmë që do të ketë vështirë, por e pamundura do të bëhet e mundur. Do të jemi të gjithë në gatishmëri për të raportuar të gjitha rastet, deri në nivele madhore. Sigurisht që do të përballemi me problemet respiratore, por edhe me Covid njëkohësisht. Shpresojmë që të gjithë bashkë t’ia dalim” është shprehur Tomini. /Ra.My. Fjala.al/

 

Të fundit

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

Lajme të tjera

Web TV