Terapi me antitrupa për të luftuar koronavirusin, ja sa efektive është

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kushtet kur mund të duhen ende muaj që të gjendet një vaksinë për koronavirusin, kompanitë farmaceutike po punojnë intensivisht që të zhvillojnë alternativën e dytë më të mirë të mundshme: terapi me antitrupa që e luftojnë virusin menjëherë, pa qenë nevoja për të pritur sa të përshtatet sistemi imunitar që ta luajë një rol të tillë.

Antitrupat janë proteina që prodhon organizmi kur kalon një infeksion. Ato ndihmojnë në eliminimin e virusit. Vaksinat funksionojnë duke e bërë trupin të besojë se ka infeksion, në mënyrë që të prodhojë antitrupa që të aktivizohen në rast të një virusi të vërtetë.

Por mund të duhet një ose dy muaj që të formohen antitrupat më efektivë përmes vaksinave. Terapitë eksperimentale, e përshpejtojnë procesin përmes varianteve të përqendruara të ilaçeve që kanë funksionuar kundër koronavirusit tek kafshët në laboratorë.

“Mund të merret në një mënyrë të tillë që të përhapet me shpejtësi në gjithë trupin. Dhe mund të jetë në gjendje të mbrojë nga infeksioni dhe ta parandalojë atë menjëherë”, thotë virologu Myron Cohen, i Universitetit të Karolinës së Veriut.

Këto ilaçe besohet se mund t’u japin imunitet të shpejtë dhe të përkohshëm njerëzve me rrezikshmëri të lartë infeksioni, si punonjësit e shëndetit dhe atyre që banojnë me dikë që ka COVID-19. Ato po testohen edhe si trajtime.

Një instrument i tillë do të ishte një arritje e jashtëzakonshme në luftën kundër virusit, thotë ai.

“Nëse ke një rast kur virusi është përhapur jashtë kontrollit, në një fabrikë mishi, apo azil, nëse kemi një ilaç që t’ia japim atyre që nuk janë prekur dhe që do ta parandalonte me shumë shpejtësi përhapjen, do të ishte e mrekullueshme”, thotë ai.

Rezultatet e disa studimeve të rëndësishme që po kryhen pritet të dalin në fillim të vjeshtës.

Por kompania Eli Lilly, ka filluar ta prodhojë ilaçin me antitrupa që tani, me besimin se rezultati i studimeve do të jetë pozitiv.

Lilly po teston dy ilaçe për antitrupa: një me një kompani kanadeze, AbCellera dhe një tjetër me një kompani kineze, Junshi Biosciences. Në korrik, kompania Junshi tha se në një provë me 40 njerëz të shëndetshëm, nuk pati efekte anësore serioze dhe se tani po bëhen studime me grupe më të mëdha.

Kompania “Regeneron Pharmaceuticals”, që pati prodhuar një koktej ilaçesh me antitrupa kundër Ebolës, tani po bën provë me një kundër koronavirusit.

Eksperti kryesor në Shtetet e Bashkuara, për sëmundjet infektive, dr. Anthony Fauci, përmend pikërisht suksesin me Ebolën si shembull se përpjekjet aktuale mund të funksionojnë.

Lexo edhe :  Lëkundje tërmeti në Tiranë

“Përvoja që patëm me Ebolën më jep shpresë. Në atë rast, me një provë që kryem, patëm shenja të qarta për efikasitetin e disa antitrupave”, ka thënë ai.

Kompani të tjera që po punojnë për ilaçe me antitrupa janë Amgen dhe “Adaptive Biotechnologies”. Edhe kompania bioteknologjike “Tychan Pte Ltd” në Singapor, po teston një të tillë.

Probleme të mundshme

— Antitrupat mund të mos depërtojnë tek të gjitha pjesët e trupit, ku duhet të veprojnë, si për shembull në thellësi të mushkërive. Ky mund të jetë një ndryshim mes ilaçit me antitrupa dhe antitrupave që prodhon vetë trupi, pasi ilaçi jepet përmes serumit dhe duhet që përmes enëve të gjakut të shkojë aty ku është e nevojshme.

— Virusi mund të transformohet dhe të shmangë antitrupat. Për këtë arsye kompania Regeneron, po bën provë me një përzierje dy antitrupash, që e godasin virusin në pjesë të ndryshme për të shtuar shanset e eliminimit të tij.

— Efekti i antitrupave mund të mos zgjasë aq sa ç’duhet. Edhe nëse dobësohet brenda muajit, është i vlefshëm për trajtim, sepse zakonisht COVID-19 nuk zgjat më shumë se aq. Por për parandalim, mund të mos jetë diçka praktike që të japësh injektime më shpesh sesa një herë në një ose dy muaj.

Një kompani në San Francisko, Vir Biotechnology Inc., thotë se i ka zhvilluar antitrupat që të zgjasin më shumë se zakonisht, që ta shmangin këtë problem. Gjiganti farmaceutik GlaxoSmithKline ka investuar 250 milionë dollarë tek kompania Vir për t’i testuar ato.

Edhe dhënia e një doze më të lartë mund të ndihmojë, npse gjysma e antitrupave zhduken pas një muaji.

— Frika më e madhe: Antitrupat mund të japin efektin e kundërt dhe të rrisin aftësinë e virusit për të depërtuar në qeliza, apo të stimulojnë systemin imunitar në një mënyrë që i sëmur njerëzit edhe më shumë. Është një shqetësim teorik, që nuk është diktuar deri tani në testime, por për të kondirmuar sigurinë e tyre, duhen bërë eksperimente të mëdha dhe që të japin përgjigje përfundimtare.

Por megjithëse mbeten ende pikëpyetje për mbarëvajtjen e terapive me antitrupa, dr. Cohen është optimist.

“Ne duam ta kthejmë koronavirusin nga një virus të panjohur dhe jashtëzakonisht të frikshëm në diçka të trajtueshme. Dhe mendoj se nuk është e paarsyeshme që të shpresojmë se mund ta bëjmë një gjë të tillë në të ardhmen e afërt”, thotë ai.

Marrë nga Associated Press

Të fundit

Shifra marramendëse! Njihuni me qytetin më të pasur në botë

New York është shpallur qyteti më i pasur në botë, duke lënë pas metropolet e njohura si Parisi, Singapori...

Anita Haradinaj bën rrëfimin prekës: Përjetova tri aborte, mjeku më tha se duhej të…

Anita Muçaj-Haradinaj ishte e ftuar në podkastin e Orinda Hutës, “Mam”, kësaj radhe për të mos folur vetëm për profesionin e saj si gazetare,...

Ekzekutohet me breshëri plumbash reperi i njohur (Emri)

Ditën e sotme në Norrköping të Suedisë është ekzekutuar me breshëri plumbash reperi 23-vjeçar, Gaboro. Videoja që qarkullon në mediat sociale, tregon vrasësin që del...

A besoni se administrata Trump do t’i heqë Berishës ‘non grata-n’?/ Si përgjigjet Këlliçi

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha se ‘non grata’ për Sali Berishën do të hiqet nga administrata e re amerikane e Donald...

Donald Trump/ Bomba megaton, do të kërkojë 5% të PBB-së nga vendet anëtare të NATO-s

Donald Trump do të kërkojë që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së së tyre. Në të njëjtën kohë,...

Lajme të tjera

Web TV