Organizatorë te fushatës së Trump: Sukses edhe në një pjesë të komunitetit afro dhe latino- amerikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një linjë të përbashkët e ditës së parë të konventës republikane në Charlotte, ka përfunduar me një slogan të përbashkët:“Nuk jemi racist!”.Personazhe me histori shumë të ndryshme nga njëri tjetri,  pohuan njëzëri për eksperiencat e tyre.

I pari që e përmendi ishte vetë djali i presidentit amerikan, Donald Trump Jr. “Ajo që i ka ndodhur George Floyd ishte e tmerrshme. Ne duhet t’i themi jo racizmit, por policët mbeten heronjtë amerikanë”, ka deklaruar ai.

Edhe Nikki Haley, e ka konsideruar si një nga yjet në rritje të republikanëve.

Gjithashtu e bija e një çifti emigrantësh indianë tha:  Amerika nuk është raciste, unë jam shembulli më i mirë. Presidenti Trump po na çon në një epokë të re mundësish.

Ndërhyrja e fundit ishte pikërisht në këtë prizëm, me senatorin e vetëm republikan me origjinë afro-amerikane, Tim Scott. Përfaqësuesi i Karolinës së Jugut kujtoi se në 2010 fitoi kundër kandidatit Thurmond, djali i një senatori që mbështeste ndarjen raciale.

“Në një elektorat të bardhë, më votuan nga personaliteti im, dhe jo nga ngjyra”, ka thënë senatori, duke shtuar se “Amerika nuk do të kthehet pas”.

Organizatorë te fushatës së Trump janë të bindur se do të kenë sukses edhe në një pjesë të mirë të komunitetit afro-amerikan dhe latino-amerikan. Ru. Do/ Fjala

Të fundit

Qëndrimi mbi telefona, mjekët: Shëndeti i syve të fëmijëve, në përkeqësim

Pushimet shtuan edhe më shumë qëndrimin para ekraneve të telefonave. Hapësirat digjitale ishin të lidhura kudo, në plazhe, shezllone,...

2008 – Michael Phelps, njeriu që sfidoi kufijtë e njeriut në pishinën olimpike

Në verën e Pekin 2008, bota e sportit u bë dëshmitare e një mrekullie njerëzore që doli përtej çdo rekordi e imagjinate. Michael Phelps,...

Kategoritë e komentuesve në rrjetet sociale dhe ç’duhet të bëjmë me ta

Nga ROLAND QAFOKU Të gjithë ata që përdorin rrjetet sociale duke postuar statuse, apo bëjnë komente gjithëfarësojsh, unë i ndaj në gjashtë kategori: 1. Ata që...

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, reagon familja e Martin Canit

Pas vrasjes së një tjetër 14-vjeçari dy ditë më parë në Maliq ka reaguar familja e Martyin Canit, 14-vjeçari i cili u vra me...

“Prometeja e Kuvendit si urë lidhëse mes Ekzekutivit dhe Legjislativit”

Nga Klevis Bakillari Elisa Spiropali, një emër që përdoret shpesh si sinjal lëvizjeje dhe transformimi në politikën shqiptare, u emërua si Kryetare e Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV