Video/Rozana Radi publikon pamjet, e vjedhin në dyqan dhe më pas i kërkojnë lëmoshë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka publikuar një video ku duket qartë se si një djalë rom ka vjedhur në dyqanin e saj të veshjeve dhe më pas ka kërkuar lëmoshë.

Këto pamje janë regjistruar nga kamerat e biznesit të këngëtares, e cila nuk ndodhej në dyqan në momentin që djaloshi ka kryer veprimin, por nuk duket as ndonjë punonjëse apo shitëse e dyqanit.

Djaloshi i cili nuk duhet të ketë më shumë se 12 vjeç është futur në dyqan, ka vënë re mungesën e tyre dhe i është drejtuar sirtarit ku mbaheshin paratë, por sapo ka vënë re që është afruar një shitëse i ka kërkuar lëmoshë duke u hequr sikur nuk kishte ndodhur asgje.

Rozana e ka publikuar këtë video në faqen e saj të instagramit duke e dënuar këtë veprim por njëkohësisht duke e trajtuar me humor.

”Te gjithe duart lart! ( Keto qe vodhi i ka pas me i prish te Folie, kurse 1 mije lekshin e donte per fat) Nderkohe ne story keni po te njetin sot duke vjedhur ne nje butik tjeter. Ka kohe ti sjelli parate qe ka vjedhur ne te kundert e dime se kush eshte dhe se kush jane ata qe i nxjerrin te vjedhin. Mendojeni mire!” shkruan ajo.

https://www.instagram.com/p/CESJq1RgmaG/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Të fundit

Produktet e stinës mbushin tregjet, por nuk ulen çmimet

Edhe pse prodhimet vendase të stinës kanë mbushur tregjet, kjo nuk është reflektuar në ulje të çmimeve. Produktet e shportës...

“Putinit nuk i intereson paqja”, ministri i jashtëm gjerman ngre alarmin

Sulmet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës kërkojnë sanksione shtesë nga Perëndimi, tha ministri i jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul. “Putini nuk është i interesuar...

Papa Leoni XIV, Eric Cantona dhe Albert Camus janë kushërinj

Një faqe interneti ka gjetur në pemën gjenealogjike një lidhje (të largët) midis Papa Leonit XIV dhe ish-futbollistit problematik Eric Cantona. Por midis të...

Vlorë, mjeti lundrues pësoi defekt, policia u vjen në ndihmë dy turistëve

Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i kanë ardhur në ndihmë dy turistëve të huaj që lundronin me një veliere, e cila kishte...

Gjakovë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare për amanetin e Komandat Tigrit

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sot në Gërgoc të Gjakovës, ku kanë marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në nder...

Lajme të tjera

Web TV