Dialogu Kosovë – Serbi/Hoti: Diskutim për bashkëpunimin ekonomik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në takimin e së enjtes në Bruksel, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë do të diskutojnë për çështjet e bashkëpunimit ekonomik, deklaroi kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

Këto komente Hoti i bëri sot pas mbledhjes së kabinetit qeveritar.

Ai tha se ekziston një pajtim i përgjithshëm edhe me partnerët e koalicionit brenda qeverisë, që Kosova e zhvillon dialogun për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

“Nesër (të enjten), diskutimet që bëhen në Bruksel, janë pjesë e marrëveshjes finale për njohje reciproke. (Ato) adresuan në takimin e mëhershëm çështjen e të pagjeturve. Nesër, do të diskutohen çështjet e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve”, tha Hoti.

Të enjten në Bruksel do të zhvillohet takimi në nivel të ekspertëve, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimin Evropian.

Delegacionin e Kosovës pritet ta drejtojë koordinatori shtetëror për dialog, Skender Hyseni.

Ky takim do t’i paraprijë një takimi tjetër të liderëve të Kosovës dhe Serbisë, po ashtu në Bruksel.

Burimet diplomatike në Bashkimin Evropian paralajmëruan se në fillim të shtatorit do të mund të zhvillohet edhe një raund i bisedimeve të nivelit të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Hoti tha se janë duke u bërë përgatitjet edhe për takimin në Uashington, i cili është paralajmëruar të mbahet më 4 shtator, ndërmjet tij dhe presidentit serb, Vuçiq. Ftesën për këtë takim në Shtëpinë e Bardhë e ka bërë këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, Robert O’Brein, shkruan Rel.

Hoti tha se është duke u finalizuar delegacioni i Kosovës që do të marrë pjesë në takimin e Uashingtonit, i cili delegacion do të kryesohet nga ai.

Lexo edhe :  Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

“Do të tentoj që në delegacion të përfshihen të gjithë, pa përjashtim, sepse kjo çështje është e rëndësisë së lartë shtetërore. Është një takim që ne e kemi pritur tash e sa kohë. Unë sot kam dërguar letra edhe te partitë opozitare që të propozojnë përfaqësuesit e tyre në këtë delegacion të Qeverisë së Kosovës në takimin në Shtëpinë e Bardhë dhe më pas edhe në takimin e ardhshëm, të paraparë për në fillim të shtatorit në Bruksel”, tha Hoti.

Ai shtoi se është i hapur që të krijojë një ekip gjithëpërfshirës të të gjitha forcave politike pa përjashtim, duke pasur parasysh, siç tha, rëndësinë e çështjes së dialogut, por duke mos i bartur kompetencat kushtetuese dhe duke i ushtruar ato ashtu siç janë të parapara në Kushtetutën e Kosovës./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV