“Duhet patjetër të kesh “k*qe” që të jesh grua e fortë?”, mesazhi epik i Rozana Radit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rozana Radi në Instagram-in e saj jep shpesh mesazhe të rëndësishme, sidomos për vajzat që e ndjekin. Me anë të postimi në Instagram, Rozana bëri pikërisht këtë gjë, duke trajtuar mënyrën se si një grua shkruan për një grua tjetër.

Ajo është frymëzuar nga ky artikull, ku flitet për ish-drejtoreshën e Tatimeve Brisida Shehaj, ku moderatorja e “Boom” nuk vlerëson aspak fjalët që janë përdorur për të apo si ajo është etiketuar, ndërkohë që bën thirrje për gratë që ta mbështesin njëra-tjetrën.

Shkrimi i plotë i Rozanës:

“Po lexoja një shkrim të një portali i cili udhëhiqet nga një grua dhe qendër të tij ishte një grua tjetër. Nuk kam dëshirë ti hyj një analizë për ti përballur të dyja këto gra në aftësitë e tyre (sepse unë jam grua vetë dhe gjithmonë mendoj që të gjitha gratë janë fenomenale në natyrën e tyre) por nuk me pëlqyen thonjëzat e vëna në etiketimin e këtij shkrimi.

Nuk me kanë pëlqyer kurrë mënyra se si burrat kanë aq fuqi ta kthejnë një grua kundër një gruaje tjetër. Kur një grua është e fortë dëgjojmë rëndom të thuhet “është një grua me koqe” se kuptoj pse për të treguar forcë duhet patjetër të kesh koqe. Mos duhet të jesh burrë që të jesh i fortë?! Jo, unë mendoj që sot mbi të gjitha, sfidat e grave janë të tjera…

Sot mund të jesh një grua e fortë pa i ngjarë një burri.

Sot një grua ja del pa patur nevojë të ketë dikë sipër për ta dirigjuar. Sot një grua mund të jetë një “bletë punëtore” e cila nuk thumbon se nuk e ka në ADN thumbimin për të të lënduar edhe kur ti tenton ta “vrasësh“ atë.

Lexo edhe :  Blerina Gjylameti humbi për 100 vota: "Dua pamjet filmike nga KQZ"

Bletët punojnë, mbledhin më të mirën e asaj që disa gra te frustuara nga burra nuk e mblidhnin dot pa ju thënë mblidheni. Për mua te gjitha gratë janë bletë te arta sigurisht është e mundur që nuk rriten të gjitha njësoj sepse nuk rritemi të gjitha në të njëjtin vend.

Te gjithë elementet e perfeksionit për mua janë gra. Por kujdes , mund te mbash veshur ne trupin tend nje fustan te bukur pa e humbur stilin por nuk duhet patjetër të veshësh një palë pantallona për të patur “koqe” e për te drejtuar një institucion.

Ndaj gra të shtrenjta do ju lutesha të bënit pak më shumë për gjininë tuaj duke mos e lënë një mashkull t’ju fyej inteligjencën. Një grua që “shan” një grua tjetër fakeqësisht nuk duket bukur as me pantallona.”/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Sali Berisha është qaraman!” Endri Shabani ka një këshillë për partitë e reja

Kryetari i “Nisma Thurje”, Endri Shabani ka reaguar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare teksa ka komentuar bashkimin e...

Kërcënimet ndaj Osmanit, Prokuroria Speciale nis hetimet për identifikimin e autorëve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar nga lidhje me kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani, teksa njofton se ka autorizuar njësinë përkatëse të policisë që...

Sherre mes tifozëve të Tottenham dhe United, anglezët “kthejnë përmbys” Bilbaon

Mediat spanjolle kanë kritikuar ashpër tifozët e Manchester United dhe Tottenham për shkak se janë “të vështirë për t’u kontrolluar” dhe kanë shkaktuar përplasje...

Biznesi i Donald Trump ndërton një klub golfi me vlerë 1.5 miliardë dollarë në Vietnam!

Kryeministri i Vietnami Pham Minh Chinh dhe djali i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Eric Trump, zhvilluan të mërkurën (21 maj) ceremoninë e hapjes...

Nuk arriti të marrë mandat, Braimllari: Gara në listën e hapur të PS ishte e fortë!

Kandidati i Partisë Socialiste, Endrit Braimllari, foli sot në studion e Neës 24 për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Screenshot_23Ndonëse nuk arrit të fitojë mandatin...

Lajme të tjera

Web TV