Klop relativizon fitoren e Bajernit: Pati fat, e ndihmoi kalendari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse si gjerman duhej të ishte disi krenar, ndoshta rivaliteti i egër i kohëve kur drejtonte Borusian e Dortmundit i ka mbetur ende në gjak. Ose ndoshta, nuk i ka ardhur aspak mirë se duhej t’ia lëshonte pikërisht fronin Bajernit të Mynihut, duke qenë se ishte skuadra e tij, e cila deri të shtunën në mbrëmje ulej në fronin e kontinentit. Për këtë arsye, pas suksesit të rekordmenëve të Bundesligës ndaj PSG-së, Jyrgen Klop nuk mund të mos lëshonte një thumbim mbi suksesin e tyre, ndonëse në të njëjtën kohë pranon se skuadra e Hansi Flikut ka një grup futbollistësh, që jo vetëm nga cilësia, por edhe nga mosha e re në reparte të ndryshme, mund të jetë një kërcënim i madh edhe për vitet në vazhdim.

Me pak fjalë, dueli për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve, mes Liverpulit dhe Bajernit të Mynihut, mund të quhet i hapur. “Fitorja e Bajernit në Champions sivjet mund të jetë shtyrë disi edhe nga fati. Mes kaosit të ristrukturimit të formatit të turneut, programimit të fazës përgatitore, të ndihmuar edhe nga kalendari i kampionatit gjerman, duke qenë se Bundesliga u mbyll më shpejt se ligat e tjera, Bajerni i Mynihut u ndihmua nga shumë faktorë që të arrinte te suksesi.

Gjithsesi, pasi them këtë, në kokën time pranoj edhe faktin se aktualisht Bajerni është një ndër skuadrat më të mira në qarkullim. Në çdo repart, gjermanët kanë absolutisht futbollistë të nivelit botëror. Përveç titullarëve, edhe zëvendësuesit e tyre janë fantastikë. E, për më tepër, edhe si mesatare moshe janë një grup shumë i ri, i cili mund të vazhdojë të luajë së bashku për disa vite të tjera”, u shpreh Klop, i cili pritet të nisë mbrojtjen e titullit kampion me Liverpulin, më 12 shtator. Pa dyshim që kjo deklaratë e Jyrgenit nuk do t’u ketë pëlqyer shumë tifozëve bavarezë, të cilët tashmë shpresojnë në një përballje të shpejtë të të dyja skuadrave, në mënyrë që kampionët e Evropës t’i japin një leksion dhe të hakmerren ndaj trajnerit të Liverpulit. /Ra.My.Fjala,al/

Lexo edhe :  “Më shumë se një ndeshje futbolli”/ Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

 

 

 

 

 

 

Të fundit

15-vjeçari me probleme mendore dhunon babai dhe gjyshen! Edhe ngacmim seksual

Një baba nga Saranda akuzon djalin e tij 15 vjeçar se ushtron dhunë fizike ndaj tij dhe gjyshes 85...

Blendi Kajsiu: Cila është anomalia politike e Shqipërisë?

Kolegu Bushati argumenton se kush pretendon se Berisha i humbi zgjedhjet, apo se Rama i fiton zgjedhjet përballë berishizmit edhe pa krimin e organizuar,...

Braçe komplimente Arlind Qorit: Bëri fushatë të mirë, të tjerët jo

Erion Braçe komplimentoi sot fushatën e Lëvizjes Bashkë të Alrind Qorit për zgjedhjet e 11 majit. I ftuar në Report TV, Braçe thotë se...

Trump mbyll të gjitha zyrat e USAID jashtë SHBA deri më 30 shtator

Administrata Trump ka urdhëruar mbylljen e të gjitha pozicioneve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) jashtë vendit deri më 30 shtator, duke zhvendosur...

Rama: Çlirojmë Tiranën nga zaptimet në lagje

Fitorja e mandatit të katërt i ka dhënë mundësinë kryeministrit Edi Rama që të marrë kohë të mjaftueshme për të reflektuar, si në analizë,...

Lajme të tjera

Web TV