Kualifikimi i klubeve shqiptare në Ligën e Europës, Meta: Fitore të merituara

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Europës, të skuadrave shqiptare.

Meta thekson se ekipet tona, Kukësi e Laci arritën një sukses totalisht të merituar.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Sukses i shkëlqyer i skuadrave shqiptare në arenën sportive europiane!

Edhe Kukësi dhe Laçi kualifikohen në turin e dytë të Ligës së Europës.

Urime të dy ekipeve për këto fitore të merituara dhe premtuese! ?⚽??