Pandemia/ Tomini: 30% e të prekurve të moshës 25-30 vjeç, baret dhe plazhet vatra infeksioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të rinjtë nga 25 deri në 30 vjeç përbëjnë gati 30% të të prekurve me koronaviurs në Shqipëri ndërsa në vatra të infeksionit janë kthyer dhe baret e pubet verore.

“Nëse e keni vënë re edhe masat e ministrisë së shëndetësisë përkundrejt pube-ve verore dhe grumbullimeve masive dhe vendet më të frekuentuara më shumë, që janë vatra infeksioni për Covid dhe masat e ministrisë janë adresuar përkundrejt aktiviteteve verore.

Shpesh kemi thënë shpesh se grupmosha aktive ajo që favorizon grupet shoqërore, që e sjell vera dhe grupmosha e re, janë grupe rrisku për transmetim infeksioni në familje”, ka thënë Tomini.

Dy muajt e fundit Shqipëria po përballet me rritje të rasteve të të infekuarve me koronavirus megjithkëtë autoritete kanë vendosur hapjen e shkollave me 14 shtator ndonëse me kushte të tjera.

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik Eugena Tomini shpjegon se  para këtij vendimi janë vlerësuar disa kritere.

“Janë marrë  % e ulët e prekjes së fëmijëve dhe e moshës që fillon apo pritet që të fillojë shkollën një indikator i rëndësishëm është efekti psiokologjik dhe emocional që pati karantina dhe mosfrekuentimi i shkollës gjatë këtyre muajve. Ndërkohë rekomandimi i OBSH-së dhe i qendrës Evropiane të Sëmundjeve Infektive këta indikatorë çuan në një vlerësim jo vetëm nga ministria e Shëndetësisë por dhe nga ana e ministrisë së Arsimit”, është shprehur ndër të tjera ajo për ‘abcnews’.

Ndërsa për rastet kur në një klasë  mund te zbulohet një nxënës apo mësues  i infektuar mjekja Tomini tregon se janë përgatitur disa skenarë.

“Çdo rast i evidentuar do të monitorohet rrethi i ngushtë familjar dhe në kontaktet e ngushta të klasës apo shkollës, gjithë aktiviteteve që ka kryer dhe ka ndjekur nxënëse. Janë disa skenarë, skenari i izolimit të vetëm një rasti nëse nuk kemi kontakte me të tjerë dhe ndjekja e kontakteve të ngushta.

Lexo edhe :  Daljet nga Shqipëria rriten me 9.6%, shtohen turistët

Skenar tjetër është nëse kemi 2 tre nxënës do të mbyllet klasa dhe do të ndiqen kontaktet e nxënësve dhe nëse kemi të bëjmë me një shkollë një përhapje më të madhe vëmendje”, ka thënë Tomini.

Specialistët parashikojnë një vjeshtë të vështirë sa i përket  Covid 19, kjo dhe për shkak të qarkullimit të virozave të stinës. Prandaj ato u kërkojnë qytetarëve të bashkëpunojnë me qëllim minimizimin e rasteve të të prekurve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV