Nga Genc Hoti
Çdo gjë filloi në tavolinën e Kontit Bertold dhe përfundoi në tavolinën e Qamil Pashës, kryeministrit të Turqisë Otomane dhe daja e Ismail Qemal Vlorës: shqiptarët do të kishin shtetin e tyre që duhet ta shpallnin më 25 nëntor 1912 në Durrës (arsyeja përse nuk ndodhi kjo dhe Flamuri u ngrit ne Vlorë me 28 Nëntor 1912 është e lidhur me një sërë ngjarjesh rastësore që nuk mund t’i parashikonte askush, por Plaku i Vlorës ia mbajti besën Perandorisë Austro-Hungareze dhe Turqisë Otomane me përpikëri për të mirën e shqiptarëve. Kjo është arsyeja përse shqiptarët duhet ta nderojnë gjithë jetën Ismail Qemal Vlorën.
Por akti nuk mund të pranohej vetëm nga Austro-Hungaria dhe Turqia Otomane: duhej të sanksionohej sidomos nga Europa. Dhe data 29 korrik 1913 shënon pranimin e shtetit shqiptar si subjekt politik më vete për herë të parë në Konferencë.
Historinë e Njerëzimit. Me vone u be Organizimi i Shqipërisë sipas vendimit të Konferencës se Ambasadorëve në Londër më 29 korrik 1913 dhe Statuti i Shqipërisë i përpunuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit. Midis te tjerave ne Konferencën e Ambasadoreve në Londer u mbajt dhe nje Protokoll lidhur me kufizimin e Shqipërisë së Veriut si dhe një Protokolli i lidhur me kufizimin e frontit në Shqipërinë e Mesme. Pas pese muajve u mbajt një Protokoll i shënuar në Firence më 17 dhjetor 1913 nga Komisioni për kufizimin e frontit në Shqipërinë e Jugut (qe përben dhe temën e këtij artikulli, foto poshtë e marre nga Shqipëria me 1927), përmbajtja e te cilit është si me poshtë:
“Përshkrimi i vijës së kufirit. –Kufiri nis nga pika C (mbi hartën austriake të vitit 1738, veri-lindje të Mandra Nikolicës) ku kufiri meridianal i Koricës bashkohet me kreshtën e malit të Gramozit. Ajo vazhdon drejt jugut duke ndjekur kreshtën e malit të Gramozit deri në Gurin e Zi dhe më tej kalon sipas kuotave 2536 dhe 2019 dhe i bashkohet Golos. Nga këtu duke ndjekur ndarjen ujore deri në kuotën 1740, ajo kalon nëpërmjet fshatrave Radat dhe Kursak, dhe shkon drejt kodrës që ndodhet në veri-lindje të Kukësit, ku zbret për të mbërritur në gjirin e Sarandës.
Ajo ndjek shtratin e përroit deri në derdhjen e saj në Vjosë ku ajo i bashkohet majës së malit Tumba duke kaluar nëpërmjet fshatrave Zipalica dhe Mesaria dhe mandej niset drejt kuotave 956 dhe 2000.
Nga maja e malit Tumba, kufiri drejtohet në perëndim të kuotës 1621 duke kaluar në veri të Zrimases.
Më tej ajo ndjek ndarjen ujore deri në lartësinë që ndodhet në veri-lindje të fshatit Episkopi (sipas treguesve të hartës kotu bashkangjitur); nga këtu ajo vazhdon drejt jugut duke qëndruar mbi kreshtën e malit ndërmjet Radatit që mbetet në Shqipëri dhe Gaidohorit që mbetet në Greqi, zbret në luginën e Zrinos dhe duke përshkruar lumin ajo ngjitet mbi kodrinën e Kakavijës, fshat që mbetet në Shqipëri. Ajo ndjek përsëri ndarjen ujore, duke lënë Valtisen dhe Kastorian në Greqi dhe Koshovicën në Shqipëri dhe mandej i bashkohet Murganës, kuota 2124.
Nga këtu, ajo i bashkohet Stugares dhe nga Vertopi e kuota 750, duke lënë Janiarin dhe Verven në Shqipëri, ajo kalon nëpërmjet kuotave 1014,675 dhe 839 dhe shkon drejt veri-perëndimit dhe duke lënë Konispolin në Shqipëri ajo vazhdon drejt kreshtës së kodrave të Stilos, Orbës dhe përpara se të mbërrijë në kuotën 254 ajo kthehet drejt jugut dhe i bashkohet limanit të Ftelias” (ky dokument është përkthyer nga franko-shqiptari z. Kirov Mici, GH).
Europa që në fillim pretendoi se problemi shqiptar do të ishte pronë e saj në të gjitha drejtimet. Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 29 korrik 1913 është në përputhje me këtë pretendim duke më çuar në përfundimin se shteti i shqiptarëve ishte vepër vetëm e Europës dhe jo e popullit shqiptar, gjë e cila jo vetëm që nuk është pranuar kurrë si një akt i tillë nga ana e historiografisë komuniste, por ajo është e interpretuar me qëllim të shtrembër duke e paraqitur përpara popullit shqiptar si një konferencë që nuk njohu Qeverinë e Vlorës dhe kreu padrejtësinë më të madhe në dëm të popullit shqiptar në lidhje me kufijtë e shtetit shqiptar (të gjitha këto i gjej në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar të vitit 1985, artikulli: Konferenca e Ambasadorëve 1912-1913).
Lexuesi shqiptar duhet ta dijë që Konferenca e Ambasadorëve me të vërtetë nuk u shpreh për Qeverinë e Ismail Qemalit, por Ajo njohu aktin e 28 Nëntorit 1912 pasi në pikën 22 të Statutit të Shqipërisë të përpunuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit pranohej se:
“Qytetarë shqiptarë janë të gjithë ata që kanë lindur ose që janë vendosur në Shqipëri përpara 28 nëntorit 1912-s dhe që, nën qeverinë osmane kanë gëzuar nacionalitetin otoman”
Atëherë përse duhet pranuar qe Konferenca e Ambasadorëve nuk e njohu Qeverinë e drejtuar nga Plaku i Vlorës? A nuk ka këtu një interpretim tendencioz për qëllime të mbrapshta e të mëvonshme?
Nga ana tjetër, nuk është e vërtetë që Konferenca e Ambasadorëve vendosi në mënyrë absolute kufijtë e shtetit të shqiptarëve, por ajo e la të hapur dhe kjo ka qenë një çështje politike në kompromisin e realizuar midis gjashtë Fuqive pjesëmarrëse ku pazaret si zor të zbulohen ndonjëherë, por që na jep mundësinë të ngremë hipoteza për këtë çështje kur e krahasojmë me të sotmen; pasi në pikën 2 të Statutit të Shqipërisë të përpunuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit thuhet:
“Shqipëria është e pandashme, territori i saj është i pandryshueshëm. Kufijtë e principatës janë ato të përcaktuara nga të gjashtë Fuqitë e Mëdha. Këto kufij nuk mund të ndryshohen apo të rektifikohen, veçse me anë të një ligji dhe me miratimin paraprak të gjashtë Fuqive të Mëdha (nënvizimi i imi, GH).”
A nuk ka këtu një hapësirë interpretimi, që po të krahasohet me fillimin e mijëvjeçarit të ri, më çon në përfundimin që pazari kryesor i të Gjashtë Fuqive të Mëdha për këtë problem ka qenë Kosova, pasi ka një pikë të veçantë Statuti i parë i Shtetit të shqiptarëve i përpunuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit që favorizon shtetin serb në dëm të shtetit të ri shqiptar. Në pikën 3 të këtij Statuti, në vazhdim, thuhet: “porti tregtar i lidhur me rrugën hekurudhore ndërkombëtare qe lidh Serbinë me Adriatikun, do te vihet nen një regjim special, duke imponuar detyrimin qe ky vend te mos fortifikohet”. Mos vallë autostrada Durrës – Kukës – Prishtinë –Merdar, e filluar më 2007, i shërben këtij qëllimi? Në qoftë se autostrada Durrës – Kukës – Prishtinë konsiderohet Rruga e Kombit, po vazhdimi Prishtinë – Merdar e kujt është? Apo mos vallë shkrimtari i madh Ernest Koliqi e shkroi novelën “Tregtarë Flamujsh” për këtë rast? Interesant është fakti që ky nen nuk është diskutuar ndonjëherë nga historiografia shqiptare e epokës komuniste edhe pse PPSh kishte deklaruar se ishte antijugosllave. A ka ndonjë lidhje ky nen me epokën e sotme politike të mijëvjeçarit të ri? Paraqitja e situatës sikur kjo hekurudhë do të sillte zhvillim është e papranueshme pasi shteti serb është i vetmi shtet në historinë mijëvjeçare të popullatës ilire dhe pasilire që i ka zhdukur ata nga historia edhe fizikisht (më hollësisht për këtë problem shih artikullin: “Populli shqiptar dhe pushtuesi antikombëtar” publikuar në albanovaonline.com dhe genchoti.com). Nga i gjithë ky material unë kam arritur në përfundimin se i vetmi që përfitoi nga Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 29 korrik 1913, në kurriz të popullit shqiptar, ka qenë shteti Serb dhe kërkush tjetër.
Pastaj është e papranueshme të fusësh në të njëjtën pikë edhe popullatën shqiptare në Epirin e Jugut, dhënë shtetit grek, pasi pretendimi i “vorioepirotëve” ka qenë pikërisht mospyetja e tyre për vazhdimësinë politike pas shpërbërjes së Shtetit Otoman, dhënë shtetit të shqiptarëve dhe aspak një kundërveprim ndaj shtetit të ri të shqiptarëve (të gjitha këto i gjej në studimin e Avokatit të Nderuar Dr. Vasil K. Dilo mbi Protokollin e Korfuzit, shih Protokolli i Korfuzit në albanovaonline.com dhe genchoti.com).
A nuk do të thotë kjo se shqiptarët edhe sot nuk mund t’i përcaktojnë kufijtë e tyre me komshinjtë sipas dëshirës qoftë edhe e dyanshme? A nuk të vjen për të qeshur me blofin propagandistik të përdorur në ndarjen formale te kufirit të detit Jon midis Shqipërisë dhe Greqisë më 2009, 2020? A e dinë vallë shqiptarët e mijëvjeçarit të ri se për të realizuar këtë ndarje duhet pyetur Europa, qoftë dhe për etiketë politike, pasi në fund të problemit do të jetë Ajo që do të vendosë vulën dhe aspak shqiptarët apo grekët?
Organizimi i Shtetit të Shqiptarëve ka qenë një marrëveshje e nënkuptuar midis Gjashtë Fuqive të Mëdha dhe një përfaqësuesi shqiptar dhe e gjithë kjo e shprehur në pikën 4 të Vendimit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 29 korrik 1913, sipas së cilës:
“Kontrolli i administratës civile dhe financave të Shqipërisë i besohet një komisioni ndërkombëtar, i cili përbëhet nga përfaqësues të të Gjashtë Fuqive dhe një përfaqësuesi të Shqipërisë.”
A nuk tregon kjo se Europa ka pasur dyshime për vazhdimësinë politike të shqiptarëve dhe detyrimisht ja kufizoi veprimin politik vetëm tek administrata civile dhe financa? Problemet e atëhershme nuk kanë qenë të shqiptarëve, pasi ata nuk kanë qenë të aftë t’i zgjidhnin sipas interesave të Europës. Dhe këtu duhet të kapet historiani për të realizuar interpretimin e një dokumenti që për herë të parë pranoi në mënyrë mbarë europiane formimin e shtetit të shqiptarëve dhe e gjitha kjo për herë të parë në historinë milionavjeçare të popullit shqiptar dhe të paraardhësve të tij.