Policia Rrugore kontrolle me radar/ Iu heq patentën 34 shoferëve, arrestohen 7 të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore ka lajmëruar se ka kryer monitorimin e automjeteve në akset rrugore të vendit dhe se deri në orën 19:30 minuta ka ndëshkuar shoferë që nuk kanë zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Sipas Policisë Rrugore, iu janë hequr patentat 34 shoferëve, ndërsa në pranga kanë rënë 7 drejtues automjetesh, për drejtim në gjendje të dehur ose drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Njoftimi i Policisë Rrugore:

Drejtoria e Policisë Rrugore, 28 gusht

Policia Rrugore në të gjithë vendin vijon kontrollet me radar, drager e dronë për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor ???✍, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore?

Prej orëve të para të mëngesit e deri në orën 19:30 kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore ku janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin deri në 70 -80 km/h, mbi normën e lejuar ?✈️!!!. ??????????.

Si rezultat i kontrolleve me radar prej mëngjesit të sotëm deri në orën 19:30, janë tërhequr 34 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Janë vendosur 289 masa administrative për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;

64 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;

187 për përdorim të celularit;

43 për shkelje të semaforit;

44 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse;

540 për parkime të gabuara.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 18 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 5 Korrik 2025

Të ✈️fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë?️ më e pakta të çon tek Polici dhe radari ???✍? dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në? shtëpi pa ju ?

#zbatorregullatudhëtoisigurt

#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos??️

#MosPërdor?gjatë drejtimit të?

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Fitoi lirinë/ Ervin Salianji njofton konferencë për mediat në PD

Ervin Salianji del nga Gjykata e Fierit pasi fitoi lirinë me kusht.Në një prononcim të parë për mediat, teksa shoqërohej nga...

Boshatiset sheshi në qendër të Thethit, IMT heq 10 kabinat e të kërkuarit Prek Kodra

Thuajse 24 orë pas nisjes se aksionet të IMT, sheshi pranë kishës simbol të qendrës së Thethit, është i tëri i boshatisur. 10 kabinat...

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD Ervin Salianji

Gjykata e Fierit ka marrë vendimin për lirimin nga qelia të ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Trupa gjykuese vendosi lirimin me kusht të ish-deputetit pas...

Enca Haxhia mahnit me një paraqitje elegante në rozë, ndryshe nga herët e tjera

­Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj me një paraqitje të veçantë dhe tejet elegante. E veshur me...

Dumani: Përpjekjet për të cenuar pavarësinë e SPAK rrezikojnë kufijtë kushtetues!

Kreu i SPAK, Altin Dumani theksoi rëndësinë e rolit të mbledhjes së prokurorëve, për të cilin tha se ky mekanizëm duhet të gjetë më...

Lajme të tjera

Web TV