Çështja e detit/‘Monika ia ka lënë Peço peshkatarit grepin këtë herë’, Rama ironizon Kryemadhin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Çështja e detit/‘Monika ia ka lënë Peço peshkatarit grepin këtë herë’, Rama ironizon Kryemadhin
Ditën e sotme kryeministri Rama bëri një reagim të gjatë në lidhje me çështjen e kufirit detar. Ndër të tjera në postimin e tij në Facebook kreu i qeverisë nuk ka lënë pa thumbuar as kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.
Rama është shprehur se janë pikërisht ata që e sulmojnë tani ata të cilët bënë atë marrëveshje antikombëtare dhe e futën detin në çorbën e Shqipërisë që qeverisen.
Rama ka shkruar gjithashtu se Kryemadhi kësaj herë nuk ka ndërhyrë për çështjen pasi se është e zënë me skuqje karkalecash e muzike desperado ndërkohë që këtë punë ia ka deleguar Peço peshkatarit duke nënkuptuar në këtë rast nënkryetarin e LSI, Petrit Vasilin.
Sot po këta që e bënë atë marrëveshje antikombëtare dhe e futën edhe detin në çorbën e Shqipërisë që qeverisën, prej padijes së tyre të dhimbshme a prej shpërfilljes sportive të interesit kombëtar ose të dyjave bashkë, kanë kapur kallamat me dorë e kanë dalë për gjahun politik të radhës.
Për të mbrojtur detin nga unë! O Zot! Duhet të jesh peshk i trullosur komplet që ta hash karemin se Lulëzim Basha, Ilir Meta dhe Sali Berisha (shyqyr Monika ia ka lënë Peço peshkatarit grepin këtë herë, se është e zënë me skuqje karkalecash me muzikë Desperado:-), po mbrojnë sot nga unë detin që e bënë kos e dhallë, sa herë zunë dybekun me dorë.
Megjithatë, fatkeqësisht, u ka zënë grepi gjithnjë peshq të trullosur dhe s’kanë faj që vazhdojnë ta hedhin përditë në detin e muhabetit publik, karemin e politikës së tyre pa din e as iman”, shkruan ndër të tjera Rama.

Të fundit

I humbur prej 6 ditësh, familja kërkon ndihmë për gjetjen e 60-vjeçarit

Një 60-vjeçar në Durrës ka humbur kontaktet me familjen e tij prej gjashtë ditësh. Mësohet se Arben Maloku është larguar...

Ushqimi që ul rrezikun e sulmit në zemër, sasia që duhet të konsumoni

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit kryesorë në mbarë botën, duke marrë afro 18 milionë jetë çdo vit. Sipas një studimi të...

Më shumë se 70 ish-pjesëmarrës të Eurovisionit kërkojnë përjashtimin e Izraelit

Më shumë se 70 artistë dhe muzikantë, të cilët dikur kanë përfaqësuar vendet e tyre në Eurovision, kanë nënshkruar një letër të hapur ku...

Elbasan/ Zjarr në levanterinë e një hoteli në fshatin Llixha, lëndohet 69-vjeçarja

Levanteria e një hoteli në fshatin Lixha, Elbasan është përfshirë nga flakët gjatë natës. Si pasojë e këtij aksidenti ka vetëm dëme materiale, ndërsa...

Hetimi i krimeve zgjedhore/ 44 kallëzime penale për parregullsi, 20 procedime të hapura

Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë regjistruar gjithsej 44 kallëzime penale për vepra të lidhura me procesin zgjedhor,...

Lajme të tjera

Web TV