“Mendova se po vdisja”, ish-deputeti i Kuvendit te Shqipërisë Fatmir Toçi kthehet në jetë pas infektimit me Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Kuvendit te Shqipërisë, Fatmir Toçi, është shëruar plotësisht nga Covid-19. Me anë të një statusi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ai ka treguar vështirësitë e betejës me virusin e rrezikshëm.

Postimi i plotë:

PRANË FAMILJES, MË NË FUND…

Pas një lufte 55 ditore në kufijtë e të pamundurës me sëmundjen e rëndë të Covid-19 (11 ditë i vetëkarantinuar dhe 44 ditë i shtruar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, sot besoj se kam dalë fitimtar dhe jam kthyer pranë familjes time të shtrenjtë, dashuria dhe përkujdesjet e së cilës ishin, padyshim, pjesë e rëndësishme e terapisë në luftën për mbijetësë.

Falenderime pa fund dhe mirënjohje e thellë, aq sa fjalët janë të varfëra ti shprehin deri në fund, për personelin e Spitalit “Shefqet Ndroqi”, mjekët, infermierët, specialistët, sanitaret etj., në mënyrë të veçantë prof. dr. Perlat Kapisyzi, drejtuesi i këtij institucioni të destinuar për të shpëtuar jetë njerëzish nga kthetrat e vdekjes.

Jam aq shumë i detyruar ndaj kujdesit dhe përkushtimit te tyre, sa që sot mund ta them pa hezitim e me bindje se nëse nëna ime e mirë më bëri kokën para 62-vjetëve, ata më rikthyen në jetë pas një lufte që dukej e humbur.

Me qindra të afërm, miq, shokë, të njohur e të panjohur që kanë qenë afër meje gjatë kësaj periudhe me interesimin dhe urimet e tyre për shërim të shpejtë, i falënderoj nga zemra, ma kanë lehtësuar gjendjen time shpirtërore psikologjike dhe më kanë dhënë kurajë e besim se do të dilja.

Miqtë e mi kudo që jeni, jeta është e bukur dhe e vlefshme kur është e shëndetshme, ndaj të bëjmë çmos për mbrojtjen e saj!

https://www.facebook.com/fatmir.tocci/posts/2869260966511845

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Verë e paprecedentë në Itali/ Në Siçili priten temperatura deri në 49°C,

Tashmë është zyrtare, java e ardhshme do të ndajë Italinë në dy realitete të kundërta klimatike. Ndërsa veriu i...

Tregu i prishur i banesave po ushqen ekstremën e djathtë në Europë

Nga Kirsty Major Nga Lisbona në Amsterdam, politika e banesave ka krijuar ndarjen midis të pasurve dhe të varfërve. Por, si zbulojnë autorët në serinë...

Përmbytje në Korenë e Jugut/ Bilanci tragjik rritet, priten rrebeshe të tjera

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara...

Gledis Nano merr 100 mijë euro dëmshpërblim nga shteti!

Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e vlerësuar si të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra...

E rëndë/ Përmbyset varka turistike, raportohet për dhjetëra viktima

Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur pasi një varkë turistike u përmbys në Vietnam për shkak...

Lajme të tjera

Web TV