Reja shpall listën për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, aktivizon tre futbollistë të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është bërë publike lista e futbollisteve të Kombëtares të cilët do luajnë në dy sfidat e muajit shtator kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë.

Trajneri Reja ka thirrur ne Kombëtare dy futbollistët e rinj Armando Broja i Çelsit dhe Ramen Çepele i Interit. Dy futbollistët e rinj 17 dhe 19 vjeç thirren për herë të parë në Kombëtaren A.

Ndërkohë për herë të parë Reja ka aktivizuar dhe dhe ish-kapiteni i Shpresave, Qazim Laçi.

Sfida e parë për kuqezinjtë do luhet në 3 shtator në Bjellorusi ndërsa tri ditë më vonë Shqipëria do mirëpresë Kombëtaren lituaneze.

Ndërsa gjatë konferencës për mediat i pyetur për gjendjen e lojtarëve, trajneri i kombëtares Edi Reja u shpreh se momenti që po jetojmë për shkak të COVID-it është i vështirë duke ngritur pikëpyetje.

“Po jetojmë një moment të vështirë, kam folur vazhdimisht me lojtarët, disa kanë nisur kampionatet, shpresoj që të bëjnë një formë të mirë. Ne po i ndjekim të gjithë lojtarët, do ishte mirë ti kishim të gjithë në grumbullim.

Në ndeshjet e fundit kemi treguar se përfaqësuesja po rritet, ka shumë pikëpyetje si do t’i gjejmë lojtarët pas një shkëputje shumë të madhe. Bjellorusia është një nga skuadrat më të forta, më shqetëson gjendja e lojtarëve se nuk i kam parë. Po përpiqemi që të marrim edhe shumë lojtarë të rinj për të arritur objektivin, kualifikimin” tha ai./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Analiza e REL: Pse Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe...

13 gusht 1937 – Fillon Beteja e Shangait

Betëja e Shangait nisi më 13 gusht 1937 si pjesë e Luftës së Dytë Kinezo-Japoneze, pas ngjarjeve që ndezën konfliktin në urën Marco Polo...

Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Evropës iu mor fryma dje nën peshën e një vale të zgjatur të nxehti, një situatë e favorshme për zjarret, numri dhe intensiteti i...

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë,...

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e bukur të Azisë Jugore –...

Lajme të tjera

Web TV