Stefan Çipa shërohet nga Covid 19

Politikani socialist Stefan Çipa ka kaluar një situatë të vështirë shëndetësore pasi krahas disa sëmundjeve të tjera pak kohë më parë u infektua edhe me Covid-19.

Por  fatmirësisht ai tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e ka fituar betejën me koronavirusin, ku shumë persona të tjerë nuk ja kanë dalë dot.

Lajmin e mirë për shërimin e tij e ka bërë të ditur përmes një postimi të shkurtër në Facebook Agim Rama i cili shkruan se “Drejtor Stefan Çipa fitoi betejën me Covid”

Çipa, ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme si zv.ministër i Brendshëm, drejtor i përgjithshëm i burgjeve dhe në krye të Entit Kombëtar të Banesave./Bl.Ba/Fjala.al