Balla hedh poshtë dyshimet për detin Jon/”Gënjeshtër! E vetmja marrëveshje që u rrëzua, ajo e firmosur nga Berisha”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhur me debatin për detin Jon, kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

Balla ka hedhur poshtë dyshimet për një marrëveshje të fshehtë mes dy vende për këtë çështje.

Sipas tij, e vetmja marrëveshje është ajo që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese dhe që është firmosur nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

REAGIMI I BALLËS

Meqenëse PD-LSI vazhdojnë të konsumojnë në publik çorbën e prishur që po vetë e gatuajnë, lidhur me “marrëveshjen e fshehtë të detit me Greqinë”, po rikujtojmë se për kufijtë mes dy shteteve s’mund të ekzistojë asnjë marrëveshje e fshehtë sepse nuk kanë asnjë vlerë.

Këto marrëveshje firmosen mes qeverive dhe ratifikohen në parlamentet përkatëse. Prandaj gjoja-marrëveshja e re e gatuar në kazanin pa atdhe të PDLSI, nuk ekziston aspak. ËSHTË GËNJESHTËR.

E VETMJA MARRËVESHJE NË LETËR, bashkë me firmat dhe vulat e tyre, ËSHTË MARRËVESHJA E FIRMOSUR NGA BERISHA DHE BASHA, e mbështetur nga ILIR META SI PASARDHËS I LULIT DHE MINISTËR I SALIUT.

Ajo marrëveshje cenonte interesin kombëtar, prandaj Partia Socialiste vendosi ankimimin e saj në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata e rrëzoi marrëveshjen e Lulëzimit, Saliut dhe Ilirit, me rezultatin e qartë 9 me 0. Prokuroria bëri sikur e hetoi, por e mbylli pa e filluar. Pa marrë në pyetje as vasalin firmëshkrues e as vulëvënësin.

Madje për turpin e PD-LSI, kryekuzhineri i tyre Sali Berisha vazhdon ta mbrojë për turp këtë marrëveshje të rrëzuar, që i hiqte Shqipërisë 354,4 km2 hapësire detare”, shkruan Balla./Fjala.al/Ke.Ba

 

 

 

 

 

Të fundit

Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin palestinez në OKB në shtator

"Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin palestinez në shtator, përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara", deklaroi...

Katy Perry, romancë me ish-kryeministrin e Kanadasë?

Këngëtarja e njohur Katy Perry është fotografuar në një darkë intime me ish-kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, vetëm pak javë pasi u konfirmua ndarja...

Aksident në Bulevard, plagoset një person, policia në vendgjarje

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". I plagosuri është dërguar me...

Trump dhe tarifat e tij vënë në alarm industrinë farmaceutike në Europë

Prodhuesit e mëdhenj të ilaçeve në Bashkimin Evropian kanë reaguar me shqetësim ndaj vendimit të fundit të administratës Trump për të vendosur një tarifë...

FMN: Ngrihen parametrat e rritjes ekonomike për vitet 2025 e 2026

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar një rritje më të fortë ekonomike globale se parashikimi i bërë në prill, pjesërisht për shkak të zbutjes së...

Lajme të tjera

Web TV