Gjatë natës së sotme 7 persona janë plagosur në Elbasan si pasojë e një sherri i cili ka degraduar.
Përshkallëzimi i sherrit është ndaluar nga policia, e cila bëri të mundur shuarjen e konfliktit.
Të përfshirët në konflikt kanë qenë të njohur mes tyre. Ata kishin ardhur nga një fshat i Elbasanit për të konsumuar ndonjë pije. Debati mes tyre ka nisur për motive banale. Të plagosurit kanë qenë nën efektin e alkoolit.
Gjithashtu mësohet se janë goditur me karrige, shishe birre dhe sende të tjera që janë ndodhur rreth tyre.
Mësohet se asnjë prej të plagosurve nuk ndodhet në spital, madje edhe ai që ishte plagosur rëndë ka marrë mjekimin e duhur dhe ka dalë.
Aktualisht të përfshirët në këtë konflikt janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje.
/Fjala.al/Ke.Ba