Zgjedhjet në Malin e Zi/ VOA: Rezultati pritet të jetë i ngushtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Malazezët po votojnë për zgjedhjet parlamentare në të cilat as partia pro-perëndimore në pushtet dhe as aleanca rivale pro-serbe dhe pro-ruse nuk pritet të fitojnë shumicën e deputetëve.

Në këto votime vendoset edhe e ardhmja politike e Presidentit Milo Gjukanoviç. Ai udhëhoqi Partinë Demokrate të Socialistëve (DPS), e cila ka qeverisur Malin e Zi që nga fillimi i shpërbërjes së Jugosllavisë federale në vitin 1990, si dhe përgjatë shpërbërjes së unionit me Serbinë në vitin 2006.

Presidenti Gjukanoviç, i shoqëruar nga bashkëshortja Lidija, duke shkuar për të votuar në një qendër votimi në Pdogoricë (30 gusht 2020)
Presidenti Gjukanoviç, i shoqëruar nga bashkëshortja Lidija, duke shkuar për të votuar në një qendër votimi në Pdogoricë (30 gusht 2020)

Zoti Gjukanoviç, një pro-perëndimor i vendosur, ka drejtuar përpjekjet ende në vazhdim të Malit të Zi për t’u kualifikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe luajti rol të rëndësishëm për anëtarësimin në NATO në vitin 2017.

Qendra për Monitorim dhe Studim (CEMI) me seli në Podgoricë tha se pjesëmarrja ishte në 54.1% deri në orën 13:00, një rritje krahasuar me 39.9% të pjesëmarrjes në votimet e katër viteve më parë, kryesisht për shkak se partitë u kishin bërë thirrje mbështetësve të votonin përpara mesditës.

Qendrat e votimit mbyllen në orën 20:00. Rezultatet paraprake pritet të fillojnë të dalin nga ora 22:00.

DPS-ja përballet në këto zgjedhje me aleancën “Për të Ardhmen e Malit të Zi”, të përbërë kryesisht nga parti nacionaliste serbe që dëshirojnë marrëdhënie më të afërta me Serbinë dhe Rusinë.

E udhëhequr nga profesori Zdravko Krivokapic, aleanca mbështetet nga Kisha Ortodokse Serbe me influencë, e cila organizon protesta të përditshme kundër një ligji të miratuar dhjetorin e kaluar që i lejon shtetit të konfiskojë pronat fetare, për të cilat nuk mund të provohet pronësia historike.

Një mbështetës i opozitës valëvit një flamur të vjetër serb gjatë një proteste të udhëhequr nga kisha, ndërsa në sfond duket Kisha Ortodokse Serbe "Ringjallja e Krishtit", në Podgoricë (27 gusht 2020)
Një mbështetës i opozitës valëvit një flamur të vjetër serb gjatë një proteste të udhëhequr nga kisha, ndërsa në sfond duket Kisha Ortodokse Serbe “Ringjallja e Krishtit”, në Podgoricë (27 gusht 2020)

Malazezët që vetë-identifikohen si serbë, përbëjnë rreth një të tretën e popullsisë prej 620 mijë banorësh.

Lexo edhe :  Honda prezanton bateritë e reja me një distancë deri në një mijë kilometra

Në ditën e zgjedhjeve të vitit 2016, autoritetet ndalën një përpjekje të agjentëve rusë dhe të një grupi nacionalistësh serbë për të rrëzuar qeverinë dhe për të vrarë zotin Gjukanoviç, në atë kohë kryeministër, për të ndalur anëtarësimin e vendit në NATO dhe për të sjellë në pushtet një aleancë pro-ruse.

Moska i ka hedhur poshtë vazhdimisht si absurde akuzat për përfshirjen e saj.

Pasi votoi në kryeqytetin Podgoricë, zoti Gjukanoviç u tha gazetarëve se ishte i bindur se shumica e malazezëve do të vendosnin për një “të ardhme evropiane dhe për ato parti që po hartojnë dhe zbatojnë një program të tillë politik”.

DPS-ja ka 42 deputetë në parlamentin aktual prej 81 vendesh, por anketimet lënë të kuptohet se as kjo parti dhe as nacionalistët nuk pritet të sigurojnë një shumicë absolute, duke ia lënë kështu koalicioneve krijimin e qeverive.

Udhëheqësit e opozitës dhe aktivistët për demokracinë dhe të drejtat e njeriut e kanë akuzuar zotin Gjukanoviç dhe partinë e tij se e kanë qeverisur Malin e Zi si pronarë, të lidhur me krimin e organizuar.

Ata i mohojnë këto akuza dhe zoti Gjukanoviç, i cili duhet të rikandidojë në vitin 2023, si dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt e kanë akuzuar Serbinë dhe Rusinë se po përdorin kishën dhe opozitën pro-serbe për të dëmtuar pavarësinë e kësaj republike malore bregdetare.

Peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe, Amfilohije, në qendrën e votimit në Cetinje, 30 gusht 2020
Peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe, Amfilohije, në qendrën e votimit në Cetinje, 30 gusht 2020

Në një qendër votimi në Cetinjë, kleriku i lartë i Kishës Ortodokse në Malin e Zi, Mitropoliti Amfilohije, votoi për herë të parë në jetën e tij, në përpjekje për ta shtyrë elektoratin të votojë kundër koalicionit në pushtet. Ai tha se nuk pret që zgjedhjet të shkaktojnë trazira./VOA

Të fundit

Shqiptarët po kursejnë para. Rriten depozitat në lek, ulen ato në euro

Shqiptarët kanë kursyer më shumë lekë gjatë vitit që lamë pas. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kursimet në...

Parashikimet e Baba Vangës për vitin 2025: Shenjat e horoskopit që do të shkëlqejnë

Baba Vanga, e njohur ndryshe si Vangeliya Pandeva Gushterova, lindi në vitin 1911 në Bullgari. Ajo humbi shikimin pas një stuhie të fuqishme kur ishte...

Berisha do t’i japë fitoren e zgjedhjeve në tavolinë Ramës!

Nga Spartak Ngjela Kryeministri Edi Rama e gjen forcën te zvarritja e Sali Berishës si kryetar i partisë Demokratike. Në çdo proces zgjedhor vjen një kohë...

Ngjarja në Astir, zbulohet kush është vajza që alarmoi RENEA-n/ Policia: Gjetëm armë…

Ka dyshime se në banesë ka pasur persona të tjerë, por se mund të jenë larguar, kur ka ardhur policia për ndihmë... Zbulohet kush është...

4 adoleshentë humbin jetën në juglindje nga problemet kardiake, flet mjekja

Në dy javët e fundit, në juglindje të Shqipërisë kanë humbur jetën katër adoleshentë për shkak të problemeve kardiake. Viktimat janë një vajzë 15-vjeçare nga...

Lajme të tjera

Web TV