Diferenca e shkollës mes të pasurve dhe të varfërve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, në një intervistë për gazetën “Fjala”, analizoi vendimin e qeverisë lidhur me hapjen e shkollave në 14 shtator, duke theksuar se ky hap ishte i rëndësishëm, pavarësisht pandemisë.

Ndër të tjera ai foli dhe për diferencën e shkollës mes nxënësve që vinë nga familje të varfra apo me të ardhura nën mesataren, duke theksuar se kjo shtresë e popullsisë ka një diferencë në formimin e tyre në krahasim me ato që vinë nga popullsia me diferencë.

“Nxënësit që vijnë nga shtresa e popullsisë, nga familje me të ardhura nën mesataren dhe ato të varfra, kanë një diferencë në formimin e tyre arsimor me 1,5 vite shkollore në krahasim me nxënësit që vijnë nga familjet me të ardhura mbi mesataren. Këtë e ka thënë një studim i vitit 2018.

Kjo do të thotë që një nxënës 15-vjeçar në klasë të nëntë, nëse vjen nga familje e shtresës së varfër, ka formimin arsimor të klasës së shtatë, ndërkohë edhe pse ka të njëjtën moshë, është formalisht në klasën e nëntë me bashkëmoshatarët e tij që vijnë nga familjet me të ardhura më të mira se mesatarja. Pandemia e thelloi edhe gjysmë viti shkollor këtë diferencë.

Pra, raporti i BB-së, i majit 2020, thotë që për shkak të pandemisë, për shkak të këtij faktori të pamundësisë së aksesit të mësimit on line, nxënësit e shtresave të varfra dhe shtresës me të ardhura nën mesataren, kanë thelluar diferencën në formimin e tyre në dy vite shkollore.

Pra, kjo nuk mund të vazhdojë më tutje. Në të gjithë botën dihet që metodat e mësimit on line, në mënyrë të veçantë te nxënësit e shkollës fillore, janë krejtësisht të papërshtatshme”, shprehet Tafaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118 mijë dollarësh. Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet...

Lajme të tjera

Web TV