Hapja e shkollave për nxënësit që e kishin të pamundur të ndiqnin mësimin online gjatë kohës së karantinës, rrezikon të rrisë numrin e infektimeve nga Covid-19.
Në mënyrë që të mos përballemi me një situatë të tillë, Ministria e Shëndetësisë i vjen në ndihmë komunitetit duke publikuar herë pas here udhëzime për të gjithë ne.
Kështu ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme, ku nëpërmjet një statusi në rrjete sociale këshillon për kujdes të shtuar të gjithë stafin drejtues dhe nxënësit të cilët duhet të paraqiten për procesin mësimdhënie-mësimnxënie.
Ministria ka publikuar disa këshilla që kanë në fokus ruajtjen e distancës në hyrje dhe dalje, korridore, brenda ambienteve të klasave, por jo vetëm./Er.Ke/Fjala.al