“Jam entuziaste të vij në Shqipëri”, Ava Max flet shqip e tregon planet e bashkëpunimit me Dua Lipën dhe Bebe Rexhën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ava Max është këngëtarja shqiptare që po korr sukses në Amerikë në industrinë muzikore dhe pavarësisht kësaj nuk harron ta përmend faktin se është me origjinë nga Shqipëria.

Këngëtarja ka dhënë dhe intervistën e saj të parë për mediat shqiptare. Për programin “Ditë e re” Ava është lidhur me Skype aty ku folur shqip dhe ka treguar se ka lindur në SHBA mirëpo babain e ka me origjinë nga Qeparo ndërsa mamin nga Saranda.

Ava tregon gjatë intervistës se kishte shumë dëshirë të vinte në Shqipëri mirëpo pandemia i ka prishur shumë punë.

“Dua shumë të vi, kam shumë familjarë atje që më presin. Me të gjithë gjyshërit e mi kam pasur një lidhje shumë të fortë. Gjyshja që jetonte me mua, ndërroi jetë në 2011, ajo ishte nga Qeparoi. Unë u mërzita kur ajo ndërroi jetë. Kur prindërit e mi erdhën në Amerikë nuk dinin gjuhë, nuk kishin para dhe vërtet mundoheshin të na siguronin jetesën.

Kështu që unë kaloja vërtetë shumë kohë me gjyshen time”- u shpreh ndër të tjera Ava Max duke shtuar se nga Shqipëria i pëlqen byreku me petë.
Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV