SHBA regjistron zyrtarisht 6 175 008 shtetas të infektuar me Covid-19, duke shkuar kështu numri total mbi 6 milionë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kenë një numër të lartë të personave të infektuar.
Në 24 orët e fundit në kontinentin amerikan janë regjistruar 1772 individë të infektuar me koronavirus.
Përsa i përket personave të vdekur për shkak të virusit, deri tani në Amerikë janë shënuar 187 227 viktima.
Numri total i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën ka shkuar në 25 408 104 persona. Ndërsa, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 persona të tjerë.
Në të gjithë botën, numri i të vdekurve në total nga Covid-19 ka shkuar 850 881 njerëz. Ru. Do/ Fjala