Sipas një studimi nga “Daily mail” asnjë fëmijë i shëndetshëm nuk ka vdekur si pasojë e covid-19 që nga fillimi i pandemisë në Britani.
Shkencëtarët kanë zbuluar se gjashtë viktimat që ishin në moshë të re në Mbretërinë e Bashkuar kishin pasur probleme serioze me shëndetin e tyre, si kanceri apo paraliza cerebrale kur u preken nga virusi.
Hulumtimet zbuluan se rreziku për fëmijët është ‘jashtëzakonisht i ulët’, vetëm një pjesë e vogël e tyre përfundojnë në spital dhe vdekjet janë “jashtëzakonisht të rralla”.
Shkencëtarët e udhëhequr nga Universiteti i Liverpool zbuluan se 1% e fëmijëve të shtruar në spital vdiqën, krahasuar me 27 përqind të fëmijëve të rritur. Kjo do të thotë që ndërsa një në katër të rritur që përfunduan në spital me Covid-19 vdiq prej tij, vetëm një në 100 fëmijë nën 14 vjeç vdiqën.
Hulumtimi, i botuar në revistën prestigjioze të Mjekësisë Britanike, vjen në mes të një debati të zjarrtë nëse fëmijët në Angli duhet të kthehen në shkollë në shtator, me skeptikët thonë se nuk ka prova të mjaftueshme që ata do të jenë të sigurt.
Prindërit duhet të sigurohen që fëmijët e tyre nuk do të rrezikohen duke u rikthyer në shkollë, thanë shkencëtarët që drejtuan studimin.
Por sindikatat dhe ekspertët e tjerë janë të shqetësuar që rihapja e shkollave nuk do t’i rrezikojë fëmijët, por prindërit, gjyshërit dhe stafi i tyre i rritur në shkollë pasi fëmijët e transportojnë atë midis familjeve.
Nga ana tjetër dihet se duke mos frekuentuar shkollën do të dëmtohen pasi mungesa arsimore ndikon në shëndetin e tyre mendor. Ru. Do/ Fjala