Një 41-vjeçar nga Kuçova është kthyer sërish në qeli pasi theu masën e arrestit.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se 41-vjeçari i identifikuar me inicialet K.B, banues në fshatin Rreth-Tapi u kap nga shërbimet e policisë në rrugën automobilistike Kuçovë-Dimalë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga neni 323 i Kodit Penal./Re.Gu/fjala.al