Vaksina kundër Covid-19/ Shpërndarja masive do të nisë në muajin shtator

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtatori do të jetë muaji në të cilin do të nisë shpërndarja masive e vaksinës kundër Covid-19. Njoftimin e bëri të ditur gjatë një takimi me mjekët në rajonin e Irkutsk, ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Murashko.

Ministri shpreh bindjen e tij duke thënë se sasitë maksimale do të arrihen në periudhën nëntor-dhjetor.

“Dorëzimi i sasive të mëdha të vaksinës do të fillojë që në Shtator. Grupet e monitorimit pas regjistrimit, janë duke u formuar. Më shumë se 2.500 njerëz janë rekrutuar tashmë, numri i tyre i përgjithshëm do të arrijë në 40,000.

Janë duke u zhvilluar edhe një numër i vaksinave të tjera. Do të arrijmë në sasitë maksimale në periudhën nëntor-dhjetor. Do të jetë e mundur që shumë persona të vaksinohen kundër gripit dhe Covid-19 të ri në periudha të ndryshme që prej muajit nëntor”, tha Murashko.

Pandemia e koronavirusit, ka shkaktuar shumë viktima në botë ndërsa shumë shtete presin vaksinën si të vetmin shpëtim për të mos humbur më jetë njerëzish./Er.Ke/Fjala.al

Të fundit

“Nuk u ndalën në babëzi”/ Reagon ashpër Meta: Paratë janë në xhepat e politikanëve

Përmes një komunikimi nga qelia, Meta shprehet se miliona euro para të dhuruara për fermerët nga Bashkimi Europian, përfunduan...

Dy fronte vendimtare në Luftën e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe Beteja e Kurskut

9 korrik 1943 Më 9 korrik 1943, Lufta e Dytë Botërore hyri në një fazë vendimtare me zhvillime të mëdha në dy fronte kyçe: Bregdeti...

Përmbytje në Texas, raportohet për viktima dhe të lënduar, çfarë po ndodh në vend

“Numri i të vdekurve nga rritja e papritur e niveleve të ujit mbetet i pasigurt”, shpjegoi Rob Kelly, kreu i autoriteteve lokale në qarkun...

Do të habiteni kur të zbuloni se çfarë i shkakton kondicioneri lëkurës suaj!

Qëndrimi i gjatë në një dhomë të kondicionuar mund t’i shkaktojë dëme lëkurës suaj. Kondicionerët punojnë duke larguar lagështinë nga ajri për të ftohur...

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep urdhër: Të shuhen brenda natës

Situata në landfillin e Elbasanit vijon të jetë e njëjtë, me prezencë të vatrave të vogla të zjarrit dhe me praninë e zjarrfikëses në...

Lajme të tjera

Web TV