Aida Hajnaj sot zyrtarisht në krye të BKH-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ashtuquajtura “FBI-ja shqiptare”, nis sot zyrtarisht nga puna. Për të paktën 5 vitet e ardhshme Byroja Kombëtare e Hetimit, institucioni i cili pritet të fusë në rrjetë “peshqit e mëdhenj”, do të drejtohet nga një grua. Aida Hajnaj, me një karrierë 30-vjeçare në Policinë e Shtetit, fitoi garën për të drejtuar institucionin e ri të drejtësisë shqiptare.

51-vjeçarja, do të takohet me prokurorët e SPAK-ut për të mësuar rreth dosjeve që ky institucion do të hetojë. Gazeta “Fjala”, përmes burimeve të saj, mësoi se Hajnaj do paraqitet që në orët e para të mëngjesit në dyert e SPAK-ut, për të nisur nga puna. Sipas informacioneve, mësohet se drejtoresha e BKH-së fillimisht do të kryejë një takim me drejtuesin dhe prokurorët e SPAK-ut, ku do të flitet për dosjet e reja që janë regjistruar së fundmi në këtë institucion.

Tri ditë më parë gazeta “Fjala” mësoi ekskluzivisht se janë plot 180 kallëzime dhe procedime penale të regjistruara për korrupsion dhe krime të rënda, procedime për të cilat së shpejti SPAK-u dhe BKH-ja do të nisin hetimet për të vënë përpara drejtësisë të gjithë zyrtarët apo ish-zyrtarët e lartë të korruptuar, si dhe kapot e botës së krimit. Në ditët në vijim Hanaj pritet të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do t’i nënshtrohet një trajnimi të gjatë nga federalët amerikanë. Gazeta “Fjala” mësoi se Hajnaj do të udhëtojë brenda këtij muaji drejt Virxhinias, për t’u trajnuar në akademinë e FBI-së. Përveç ndihmës që do t’i jepet për trajnimin e hetuesve të BKH-së, amerikanët do t’i sigurojnë institucionit më të ri të drejtësisë shqiptare edhe pajisje të sofistikuara për të hetuar “peshqit e mëdhenj”.

Lexo edhe :  A do mundet SPAK-u ta kthejë besimin tek zgjedhjet?

Gjithashtu, për dy vite një agjent federal amerikan do të jetë prezent në ambientet e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për të monitoruar punën e hetuesve shqiptarë. Por, që ky institucion të marrë formë të plotë dhe të nisë nga puna, duhet që të plotësohet edhe me hetuesit e rinj që do të përzgjidhen për të kopsitur dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Drejtoresha e BKH-së pritet të nisë menjëherë procedurat për rekrutimin e 60 hetuesve, që do kenë rolin kryesor në një dosje, pasi, me ndryshimet e reja ligjore, ata do të jenë personat përgjegjës për hetimin. Kandidatët që do të bëhen pjesë e institucionit ku janë fokusuar sytë e të gjithë shqiptarëve, do të vlerësohen në bazë të aftësive profesionale, integritetit, por edhe aftësive mendore dhe fizike.

Fillimisht, ata duhet të plotësojnë një formular “on line” dhe deklaratën e pasurisë dhe figurës e pasi të kalojnë këtë fazë do t’u duhet të kalojnë dy provime me shkrim, një intervistim me panelin e SPAK-ut dhe një testim fizik e shëndetësor. Byroja Kombëtare e Hetimit do të zëvendësojë Policinë Gjyqësore të Krimeve të Rënda. Ky organ do të shërbejë vetëm pranë SPAK-ut dhe do të ketë në fokus krimin e organizuar dhe korrupsionin. Do të ketë akses në përgjime, në sistemet elektronike dhe në çdo gjë tjetër që konsiderohet e vlefshme për hetimet. Po ashtu, ky organ do të monitorojë anëtarët e SPAK-ut, duke u përgjuar telefonat dhe duke u kontrolluar llogaritë bankare. /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Manjani: Rama duhet ta nxirrte Metën nga burgu, ja pse do t’i interesonte

Ylli Manjani ka folur lidhur mbi vendimin nga Gjykata e Lartë për masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj...

Trifoni i “Bana King”, 4 herë në kërkim për trafik droge, dhe nuk arrestohet

Paprekshëmëria e këtij krye-trafikanti që mbushë Shqipërinë e Rajonin me kokainë, qëndron në faktin se është sponsor i PS, por ka futur në thes...

Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Basha uron besimtarët:Zoti na faltë dhuratën e shpresës

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Në një postim...

“7 mijë vende pune me paga të mira”/ Gonxhja: Projekti TEDA Tiranë….

Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja u shpreh se TEDA Tiranë është një projekt ambicioz që do të japë mundësi të gjenerimit...

Kapërceu murin e shtëpisë së Big Brother Vip, Gjesti: Shkak, sjellja e Eglit!

Një deklaratë e fundit e Gjestit për Egli Takon ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Gjatë...

Lajme të tjera

Web TV