Britani/ Studimi tregon se britanikët punojnë një orë më shumë nga shtëpia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me kohën kur filloi pandemia u ndikua jeta por edhe puna e gjithsecilit. Dyshimet nëse do të kishte sukses të punuarit nga shtëpia ishin të mëdha.

“Daily mail” ka bërë një studim ku  tregon se si ka ndryshuar koncepti i punës me ndryshimin e ambientit.

Njerëzit që punojnë nga shtëpia bëjnë gati-gati një orë shtesë në ditë pasi hulumtimet tregojnë se ata dërgojnë më shumë e-maile dhe marrin pjesë në më shumë takime sesa kur janë në zyrë.

Nga raportimet e  Byrosë Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike, njerëzit po kalojnë 49 minuta më shumë në tryezat e tyre çdo ditë, katër orë shtesë në javë, pavarësisht nga dëshira e Qeverisë për Britanikët që ata të kthehen në punë.

Para se koronavirusi të pushtonte botën, vetëm 6% prej tyre punonin nga shtëpia, krahasuar me 43 % të popullsisë në kulmin e shpërthimit të pandemisë.

E ndërsa janë pyetur disa punonjës, 90% e tyre thonë se do të dëshironin të vazhdonin të punonin nga shtëpia në një formë ose në një tjetër, edhe nëse kjo do të thotë se duhet të punojnë me orë më të gjata, ndërsa 70 % pohojnë se janë më produktivë sesa janë në zyrë.

Por, përkundër pretendimeve se punëtorët po shfrytëzojnë orarin e punës edhe për të përdorur disi telefonat e tyre, studiuesit në Harvard dhe në Universitetin e Nju Jorkut zbuluan se stafi po merr pjesë në më shumë takime dhe po dërgon më shumë email.

Ata analizuan të dhënat nga 21,000 kompani në 16 qytete në SH.B.A., Evropë dhe Lindjen e Mesme të cilat treguan se koha midis postës elektronike të parë dhe të fundit të dërguar nga një punonjës brenda një dite ishte rritur me 48.5 minuta.

Lexo edhe :  Mos i hidhni kot/ Ushqimet që mund t’i hani edhe pas datës së skadimit

Për më tepër, numri i takimeve u rrit me më shumë se 10 % sesa para pandemisë.

Pavarësisht produktivitetit të punës nga shtëpia ende ngelet dilema sesa gjatë do vazhdojë kjo mënyrë e të punuarit kështu, aq më tepër me ardhjen e sezonit të vjeshtës. Ru. Do/ Fjala.al

 

Të fundit

Ulje temperaturash dhe reshje shiu/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet me...

Paundi britanik nuk del nga ‘gremina’/ Kursi i këmbimit, 29 korrik 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.7 lekë dhe do të shitet me 84 lekë. Euro do të...

Mbi 80,000 të evakuuar dhe 30 viktima/ Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Pekin (VIDEO)

Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe më shumë se 80,000 të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa shirat e rrëmbyeshëm kanë...

Zjarret “rrethojnë” Turqinë, gjendje e rëndë në Greqi dhe Bullgari

Zjarrfikësit turq kanë luftuar me flakët pasi të hënën kanë përfshirë tre provinca të shtetit, si pasojë e erërave të forta që frynë pas...

Spanja do të hedhë nga ajri 12 ton ushqime në Rripin e Gazës

Spanja tha të hënën se do të hidhte nga ajri 12 ton ushqime në Gaza këtë javë, ndërsa uria kërcënon territorin palestinez pas 21...

Lajme të tjera

Web TV