Ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës për “ultimatumin” e ambasadores Yuri Kim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim i është drejtuar me një letër drejtuesve politikë shqiptarë që të marrin masa që kandidatët e tyre për deputetë të mos jenë subjekt i të ashtuquajturit ligj për dekriminalizimin.

Ambasadorja Kim shkruan se inkurajon të gjitha partitë politike “që të verifikojnë kandidatët dhe të emërojnë vetëm ata që janë të kualifikuar dhe që respektojnë votuesit shqiptarëNdërsa individët janë përgjegjës për të bërë të njohur të kaluarën kriminale, udhëheqësit e partive duhet të sigurojnë integritetin dhe vërtetësinë e deklaratave të atyre që kërkojnë të zgjidhen nën siglën e tyre”, thekson ajo.

Ambasadorja amerikane kujton se si për shkak të ligjit të dekriminalizimit disa deputetë apo kryetarë bashkisë janë larguar, kanë dhënë dorëheqjen apo janë nën hetim. Në zgjedhjet vendore të vitit të shkuar, disa nga të zgjedhurit e partisë socialiste, rezultuan të kishin fshehur të kaluarën e tyre.

Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në luftën kundër korrupsionit dhe qëndrojnë në krah të secilit që kërkon të ndalojë zyrtarët e korruptuar të veprojnë në mënyrë të paligjshme dhe pa u ndëshkuar”, shkruan ambasadorja amerikane, ndërsa thekson se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin të drejtën e tyre për t’i ndaluar hyrjen në territorin amerikan zyrtarëve të korruptuar. Deri më tani një masë e tillë është marrë ndaj deputetit Tom Doshi, ish kryeprokurorit Ariatik Llalla dhe ish kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ndërsa mbi 170 zyrtarëve të tjerë iu është refuzuar viza.

Duke ju drejtuar udhëheqësve politikë shqiptarë, ambasadorja Kim nënvizon se “ju mund të luani një rol në këto përpjekje duke mbajtur jashtë listës së partive tuaja, këta njerëz që njihen si të korruptuar”./voa/

Lexo edhe :  5 tipare të një personaliteti të fortë, sipas psikologjisë

 

Të fundit

Ju prezantojmë 5 produktet që nuk e njofin afatin kohor

Mund të qëndrojnë prej vitesh në dollapin tuaj dhe sërish mund t’i konsumoni. Cilat janë pesë nga produktet kryesore...

PS ‘afron’ miratimin e marrëveshjes së emigrantëve

Marrëveshja për emigrantët do të miratohet në seancën plenare të kësaj jave, më 14 dhjetor. Ky është një nga pikat e diskutuara në mbledhjen e...

Rama i ashpër me socialistët: Doni t’ju çoj në zgjedhje të parakohshme?

Burime nga mbledhja e grupit parlamentar të PS, bëjnë me dije se takimi ka nisur me kritikat e kryeministrit Rama në adresë të ligjvënësve...

Bizhutë më te çmuara në botë, fuqia monetare që qëndron mbi shkëlqimin e tyre

Diamanti rozë dhe diamanti i bardhë janë dy lloje të ndryshme të diamantëve, të cilat dallohen nga ngjyra e tyre, por përveç kësaj ka...

Punët më të mira për njerëzit që vuajnë nga depresioni!

Trupi jonë prodhon kortizol kur jemi të stresuar dhe ky hormon ka funksione të ndryshme. Më saktësisht e mirëmban hemostazën e trupit, rregullon shtypjen...

Lajme të tjera

Web TV