Mariah Carey shokon publikun: DeGeneres më detyroi të pija alkool kur sapo kisha abortuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja me famë botërore, Mariah Carey, ka treguar një moment të sikletshëm që i ka ndodhur gjatë kohës që ishte e ftuar në emisionin ‘The Ellen Degeneres Shoë’ në vitin 2008.

Në një intervistë për “Vulture” , botuar të hënën, këngëtarja 50 vjeçare, tha se ndihej “jashtëzakonisht në siklet” pasi moderatorja e njohur, Ellen DeGeneres insistoi të zbulonte shtatzëninë e saj gjatë emisionit.

“Isha jashtëzakonisht në siklet në atë moment, kjo është gjithçka që mund të them. Dhe me të vërtetë e kam pasur të vështirë të përballem me pasojat”, tha Carey.

Gjatë intervistës në vitin 2008, DeGeneres, i kërkoi Carey-t të konfirmonte ose mohonte thashethemet në tabloide që ajo dhe burri i saj në atë kohë, Nick Cannon po prisnin një fëmijë. Ndërsa Carey qeshi me pyetjen dhe u përpoq të ndryshonte temën, DeGeneres nuk u tërhoq dhe i ofroi fituese së Grammy një gotë shampanjë për të provuar nëse ishte apo jo shtatzënë.

“Ky është një presion “, i tha Carey ndërsa audienca qeshte. Kur Carey u përpoq të mashtronte duke pirë një gllënjkë, DeGeneres bërtiti, “Ti je shtatzënë!”

Në vitin 2010, Carey konfirmoi se ishte shtatzënë në kohën e intervistës, por abortoi pas disa kohësh (ky ishte aborti i dytë për këngëtaren).

Ajo dhe Cannon, në vitin 2011 u bënë prindër të dy binjakëve, Monroe dhe Marokene , tani 9 vjeçar.

Nuk isha gati t’i tregoja askujt sepse kisha pësuar një abort spontan. Nuk dua t’i hedh më shumë benzinë zjarrit, por nuk e shijova atë moment”, u shpreh këngëtarja. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Vuçiq përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë...

Aksident me vdekje në Vorë, detajet e fundit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së hënës në zonën e Vorës. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues...

Këshilli i Ambasadorëve shpreh shqetësim për lajmin se Izraeli ka nisur operacionin

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim për lajmin se Qeveria e Izraelit ka nisur operacionin për pushtimin ushtarak të qytetit të Gazës, një veprim...

500 mln euro për vilën e Berluskonit, zbulohet personi që do e blejë

Villa Certosa, rezidenca e ish-Kryeministrit Italian Silvio Berlusconit në Porto Rotondo, Sardini, është gati për t’u shitur. Kjo pasuri, pjesë e trashëgimisë së Berlusconit që...

Lajmi i fundit: Rodrygo do largohet nga Real Madrid, kush do paguajë 110 mln euro?

Edhe pse e nisi si titullar ndeshjen e mbrëmshme ku Real Madrid fitoi 0-3 ndaj Real Oviedo dhe luajti për 63 minuta, Rodrygo duket...

Lajme të tjera

Web TV