Ellen DeGeneres flet për dëbimet nga televizionet dhe s’e kursen ironinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ellen DeGeneres ka nisur me turneun e saj të “komedisë në lëvizje”, ku del e vetme në skenë dhe performon në komedi stand up. Këtë herë ajo ka performuar në Largo, Hollywood, ku nisi me batuta për dëbimin e saj nga televizioni dy herë.

“U bëra njeri njëdimensional që hidhej dhe bënte kërcimin që i kërkonin. E dini sa e vështirë është t’i bësh të gjitha këto? E di sa e keqe duhet të jesh që të bësh ata hapa. Po sikur ta kisha mbyllur show-n duke i sharë të gjithë? Njerëzit do ishin surprizuar”, deklaroi ajo.

Ellen kujtoi se hera e parë kur u dëbua nga televizioni ishte në fund të viteve ’90, kur kishte emisionin “Ellen” dhe iu kërkua të largohej pasi zbuloi se ishte lesbike.

“Kur të më dëbojnë për herë të tretë do thonë që jam e ligë, e vjetër dhe lesbike”, tha ajo me ironi.

DeGeneres u akuzua në 2020-ën për krijimin e një ambienti pune toksik dhe për sjellje të gabuara ndaj stafit, pas pushimit nga puna të 3 producentëve të saj kryesorë. Ata e akuzuan moderatoren dhe aktoren për racizëm, intimidim dhe për nxitje të frikës.

“Njerëzit ose të duan dhe të kanë ideal, ose të urrejnë, ky biznes është plot me ekstreme të tilla”, deklaroi DeGeneres para se të niste me batutat e saj dhe ndërveprimin me publikun.

Në 2022-shin, Ellen realizoi emisionin e saj të fundit televiziv./E.Ç

Të fundit

Edi Rama foli në Athinë, si kryeministri i një vendi të madh

Nga Spartak Ngjela Edi Rama në Athinë, foli si kryeministri i një vendi të madh. Ai mbajti një fjalim, i cili,...

Tragjike në Itali, humb jetën 40-vjeçari shqiptar

Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari humbi jetën tragjikisht të dielën në një aksident me motor,...

Për të pestin vit radhazi këta janë dy emrat e preferuar për vajza dhe djem në SHBA

Liam dhe Olivia kryesojnë listën e emrave më të përdorur të fëmijëve në SHBA për të pestin vit radhazi. Edhe në listën e vitit 2024...

E rëndë/ Shembet një godinë banimi, të paktën 20 viktima dhe 32 të zhdukur

Njëzet persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese banimi në ndërtim në qytetin George, në bregdetin e Afrikës së Jugut, ndërsa...

‘Republika e prokurorëve’, një trillim i të korruptuarve

Nga Preç Zogaj  “Republika e prokurorëve” nuk ka ekzistuar e nuk mund të ekzistojë në një vend demokratik. Nuk e lejon arkitektura e ndërtimit të...

Lajme të tjera

Web TV