Pak ditë nga hapja e shkollave, Rama i prerë me drejtuesit arsimor: Ta bëni natën ditë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që ditën e djeshme disa kategori nxënësish nisën procesin mësimor dhe pjesa tjetër pritet të nisë më 14 shtator Kryeministri Rama po zhvillon një takim online me drejtuesit e zyrave arsimore dhe është treguar i prerë në porositë e tij.

Kreu i qeverisë ka kërkuar që udhëzimi i posaçëm i Ministrisë së Arsimit të ndiqet hap pas hapi për të ruajtur shëndetin e fëmijëve, mësuesve dhe prindërve.

“Përtej çfarë është studiuar dhe duke analizuar me shumë përgjegjshmëri suksesi në zbatimin e tij lidhet me shumëfishimin e energjive që ju dhe skuadra tuaja duhet të vini në dispozicion të këtij viti. Kjo do të thotë duhet ta bëni natën ditë, pa u lodhur dhe pa pushim dhe të jenë në krye të detyrës në terren, ju personalisht dhe me ata që ju punoni për të ndjekur zbatimin e udhëzuesit nga gërma e parë te e fundit.

Çështja është për të qenë në këtë detyrë shtetërorë në lartësinë e një humanizmi të spikatur dhe për të qenë shembull dhe burim kurajoje dhe besimi për të gjithë njerëzit e sistemit arsimor, që nga drejtuesit e shkollave, deri te çdo mësues përfshirë dhe prindërit

Që nga drejtuesit e shkollave, deri tek mësuesit dhe prindërit. Kjo do të thotë që udhëzuesin, jo vetëm duhet ta mbani mirë parasysh në çdo paragraf te tij, por ta mishëroni ju të parët. E dini shumë mirë që funksionimi i shkollës do të jetë ndryshe nga vitet e tjera dhe shkollat do të funksionojnë me 1 dy apo deri në 3 turne.

1097 shkolla kanë një turn, 479 shkolla kanë 2 turne dhe 183 shkolla kanë 3 nënturne. për shkollat me numrin të madh nxënësish mësimi do zhvillohet me turne dhe orë 30 minutëshe. Në klasa duhet të respektohen rregullat dhe s’duhet të ketë më shumë se 20 nxënës”, tha Rama./Jo.Be/Fjala.al

Lexo edhe :  "A ka elitë PD-ja? Mos u fshihni pas gishtit! Kjo parti ka rënë në hall"

 

 

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV