Rreh të ëmën, pas arrestimit policia i zbulon 28-vjeçarit edhe pesë vjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Durrës gjatë muajit gusht është arrestuar pasi ka ushtruar edhe dhunë ndaj nënës së tij.

Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë një 28-vjeçar për dhunën ndaj të ëmës, ndërsa pas hetimeve është zbuluar se ai ishte edhe autor i 5 vjedhjeve në qytetin bregdetar.

Sipas policisë 28-vjeçari me iniciale S.U., ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Pesë grabitjet e 28-vjeçarit, sipas policisë;

Më datë 27.08.2020, në lagjen nr. 15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular, 1 biçikletë dhe 700 euro në banesën e shtetases K. U.

Më datë 27.08.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur kabllonë elektrike të shtetasit M. Th.

Më datë 21.08.2020, në lagjen nr. 15, në plazh “Porto Romano”, dyshohet se i ka vjedhur çantën shtetases Y. T.

Më datë 09.08.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e dëmtuar nga tërmeti të shtetases A. Sh.

Më datë 06.08.2020, në lagjen nr. 16, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. F.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”, njofton policia./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pse bien bursat dhe rritet dollari? Çfarë po ndodh me kriptovalutat?

Rreziqet për inflacionin dhe koston e produkteve të energjisë Pse ranë bursat pas njoftimit të tarifave të reja? Tarifat e reja...

Efiçenca e drejtësisë, ILD miraton kalendarin e inspektimeve për vitin 2025

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka miratuar në Mbledhjen e Përgjithshme të Inspektorëve planin e inspektimeve në prokurori e gjykata për vitin 2025. U miratuan...

‘Budallenj ishin gjermanët…?’/ Rama: Populli i jep votën kujt ka ende për të dhënë

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të komentuesve në facebook. Dikush i kërkonte që të ikte nga pushteti pas kaq vitesh, pasi nuk janë budallenj në...

Arratiset i burgosuri nga burgu i Shën Kollit në Lezhë

Një i burgosur është arratisur nga burgu i Shën Kollit në Lezhë, pasi ishte dërguar për kurim në spitalin e burgut. Më datë 4 shkurt...

“Kam pas zero cent në xhep…”, Gjesti ‘hap’ zemrën, tregon vështirësitë në të kaluarën

Gjesti ka ndarë me Krisa Çaushin një moment nga e kaluara e tij, ku ka përshkruar një periudhë të vështirë të jetës, kur kishte...

Lajme të tjera

Web TV