“Lufta e Ftohtë” midis gruas dhe vajzës së Donald Trump/ Video

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rivaliteti gjithnjë e më i shpër midis gruas së Presidentit të SHBA Donald Trump, Melania dhe vajzës së tij, Ivanka, përshkruhet si “Lufta e Ftohtë” e Shtëpisë së Bardhë

Ivanka, 38 vjeç, e quajtur “Princeshë” por dhe një “gjarpër” nga njerka e saj Melania, 50 vjeç , e cila besonte se biznesmenia bjonde kishte ndërmend të bëhej Zonja e Parë e vërtetë.

Edhe grindjet më të vogla të grave, siç është modeli i Shtëpisë së Bardhë dhe që shfaqet në kopertinën e revistës Vogue, zbulohen në “Melania And Me: The Rise and Fall Of My Friendship with the First Lady”.

Por acarimi i Melanisë nuk fshihet aspak. Ajo zbulohet si një fanatike e pastër që refuzoi të ulej në një tualet që ishte përdorur më parë.

Wolkoff, një drejtues i pasur i modës amerikane, i cili punoi për Vogue, u takua për herë të parë me gruan e tretë të Trump në 2003 kur Melania i lindur në Slloveni ishte një modele në New York.

Pas triumfit të Trump në 2016, Wolkoff – i cili më parë planifikoi Met Gala në Nju Jorkut – u angazhua për të ndihmuar në skenën e ngjarjeve rreth inaugurimit të tij dhe u bë një këshilltar i lartë i Melanisë gjatë viteve të para të mandatit të Trump.

Pjesë të mëdha të kujtimeve i kushtohen luftës për pushtet midis Zonjës së Parë dhe Ivanka Trump, së bijës së presidentit.

Dyshja ka pasur një marrëdhënie të ftohtë që kur Melania u martua me Trump në 2005.

https://streamable.com/ms55zy

Ivanka, vajza e Trump me gruan e tij të parë, ish-modelen çek Ivana, ka paasur një rol të konsdiderueshëm në West Wing për veten e saj si këshilltare e vjetër e të atit.

Lexo edhe :  Lufta në Gaza/ Izrael, 38 të arrestuar në demonstratat antiqeveritare

Libri i Wolkoff përshkruan luftime të vazhdueshme midis dy kampeve, ku Ivanka është akuzuar për “sabotim” të njerkës së saj nga larg.

“DY ZONJAT E PARA”

Wolkoff shpjegon në shkrimin e saj: “Ne e vendosëm Baronin midis Donald dhe Melania dhe u siguruam që Don Jr të qëndronte pranë Melanisë dhe jo Ivankës.

Wolkoff pretendoi se Ivanka ishte përpjekur të merrte zyrat në krahun lindor.

Disa herë ajo pyeste veten: “A është zgjedhur Ivanka president?”

Autorja, e cila ka biseduar në Shtëpinë e Bardhë me Melaninë, shkroi: “Ivanka ishte e paepur dhe ishte e vendosur të ishte Zonja e Parë.

“Çdo ditë, çdo orë, më dukej sikur vizatoja vija të freskëta në rërën e zhvendosur midis dy grave.” Ru. Do/ Fjala

 

Të fundit

Vrasja e Luis Carlos Galán, shpresa për Kolumbinë goditet nga plumbat e narkotrafikut

18 gusht 1989 - Vrasja e kandidatit për president Më 18 gusht 1989, Luis Carlos Galán, një nga figurat më...

Zjarret në vend/ Berisha: Zjarrfikësit numëroheshin me gishtërinjtë e duarve

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar situatën e zjarreve në vend, teksa u shpreh se shqiptarët u ndjenë më të braktisur se kurrë. Berisha theksoi se...

Kapet peshku gjigant, mund të ushqejë 1000 njerëz

Një ton gjigant blu, i aftë të sigurojë ushqim për rreth 1000 njerëz, është kapur aksidentalisht në brigjet jugore të Anglisë, raportojnë mediat vendase. Jonathan...

Diplomacia europiane me armët e amerikanëve!

Nga Edvin Kulluri “Trump u poshtërua nga Putin”, “Putin fiton në Aalskë”, “ushtarët amerikanë gjunjëzohen para Putin”, “gjuha e trupit tregoi superioritetin e Putin” etj,...

Parashikimi i motit për pjesën e dytë të gushtit/ Kur rikthehen reshjet

Pjesa e dytë e gushtit ka nisur me temperatura disi më të freskëta dhe mot të paqëndrueshëm, njoftoi meteorologia Lajda Porja në një lidhje...

Lajme të tjera

Web TV