Mbahet procesi i parë gjyqësor për sulmet e vitit 2015 në Paris

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trembëdhjetë burra dhe një grua u hodhën në gjyq të mërkurën për sulmet e vitit 2015 në një gazete satirike dhe në një supermarket në Paris që shënoi fillimin e një vale dhune nga grupi Shteti Islamik në Evropë.

Shtatëmbëdhjetë veta, dhe tre persona të armatosur humbën jetën gjatë tre ditëve të sulmeve në janar të vitit 2015.

Personat që po gjykohen në Francë akuzohen për blerjen e armëve, makinave dhe ndihmë logjistike. Shumica thonë se kishin menduar se po ndihmonin në planifikimin e një krimi të zakonshëm.

Tre veta, përfshirë të vetmen grua të akuzuar, po gjykohen në mungesë pasi u larguan për t’iu bashkuar Shtetit Islamik.

Sulmet nga 7 deri më 9 janar 2015, filluan gjatë një mbledhjeje të redaksisë së revistës Charlie Hebdo, zyrat e së cilës ruheshin nga policia që nga botimi i karikaturave të profetit Muhamed vite më parë.

Vëllezërit Sherif dhe Said Kouachi, vranë 12 persona përpara se të rrëmbenin një makinë dhe të iknin.

Ata pretenduan të kenë kryer sulmet në emër të al-AQaidas.

Dy ditë më vonë, në prag të Sabatit Hebre, Amedy Coulibaly sulmoi një supermarket, duke vrarë katër pengje në emër të grupit Shteti Islamik, ndërsa vëllezërit morën kontrollin e një zyre shtypi jashtë kryeqytetit francez.

Sulmuesit u vranë atë ditë nga policia.

U deshën disa ditë që hetuesit të kuptonin se Coulibaly ishte gjithashtu përgjegjës për vdekjen në dukje të rastësishme të një policeje të re.

U deshën javë të tjera për të zbërthyer rrjetin e kriminelëve të vegjël dhe miqve që lidhnin tre sulmuesit.

Ndërkohë, gruaja e Coulibalyt ishte nisur për në Siri me ndihmën e dy vëllezërve gjithashtu të akuzuar në këtë çështje.

Lexo edhe :  Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Shumica e 11 personave të paraqitur në gjykatë këmbëngulin se ndihma e tyre në vrasjet masive ishte e paqëllimshme./VOA

Të fundit

Rama: Do çmontohen çdo ditë platformat dhe strukturat pa leje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike në...

Tarifat, goditje për prodhuesit e parfumeve në Francë

Kompania franceze Corania, nje biznes familjar 90-vjeçar po përballet me sfida të mëdha. Parfumeria, me bazë në Marsejë, është e shqetësuar pas vendosjes se tarifave...

Açka ironizon kolegët në PD: Janë vënë në radhë po shajnë SPAK

Deputetja demokrate Flutura Açka, ka ironizuar kolegët e saj në Partinë Demokratike, për të cilët thotë se janë vënë në radhë gjatë kësaj periudhe...

Pet Shop Boys, gjenia e pazakontë e Jack Bond dhe Jane Arden

nga Andrew Pulver Vdekja e Jack Bond në dhjetor të vitit të kaluar shënoi fundin e një kapitulli të jashtëzakonshëm – dhe çuditërisht të...

Thatësirë rekord në Europë këtë verë, ja shtetet më të prekura

Muajin e kaluar u regjistrua një thatësirë rekord në Europë dhe në hapësirën e Mesdheut. Më shumë se gjysma e tokës në vendet europiane, kryesisht...

Lajme të tjera

Web TV