Meta pret ambasadorin Shkurov: Shqipëria mbështet integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta u takua ditën e sotme me ambasadorin e Ukrainës, Volodymyr Shkurov, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Kreu i Shtetit u shpreh se ky takim përbën një ngjarje historike për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona.

Presidenti Meta e siguroi Ambasadorin Shkurov për pozicionin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës.

Meta vlerësoi se marrëdhëniet midis dy vendeve janë mjaft të mira, duke theksuar njëkohësisht se ka hapësira për t’i zhvilluar ato edhe më shumë, veçanërisht në aspektin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar.

Po ashtu kryetari i Shtetit falenderoi autoritetet ukrainase për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar të komunitetit shqiptar në rajonin e Odesës. Mes të tjerash ai përcolli përshëndetjet për Presidentin Zelensky, si dhe dëshirën për ta pritur për një vizitë zyrtare në Shqipëri./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV