Pas Bjellorusisë plas në Bullgari, mijëra njerëz para Parlamentit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas protestave masive në Bjellorusi mijëra protestues u mblodhën sot para Parlamentit bullgar. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Bejko Borisov për shkak të dështimit të tij në luftën kundër korrupsionit.

Sot nuk ishte hera e parë që protestuesit bullgarë mblidheshin pasi këto protesrta kanë nisur që në muajin korrik duke e përshkallëzuar akoma më shumë krizën në të cilën është futur Bullgaria.

Përvec kryeministrit Borisov, protestuesit kërkojnë që të tërhiqet nga posti i tij dhe prokurori publik, Ivan Gashev pasi të dy akuzohen për fshehjen e lidhjeve me krimin e organizuar.

Protestuesit akuzojnë Borisov që po shkatërron sundimin e ligjit.

Borisov ka thënë që do  të japë dorëheqjen nëse parlamenti miraton thirrjen e tij për zgjedhjen e një asambleje të madhe kombëtare të ngarkuar me votimin e një kushtetute të re. /Jo.Be/Fjala.al

 

Të fundit

Tifozët izraelitë shkaktuan një skandal ndërkombëtar me sloganin e tyre të turpshëm

Tifozët izraelitë, ose më saktë mbështetësit e Maccabi Haifa, shkaktuan një skandal mbrëmë (e enjte) në ndeshjen e tyre...

Skandal në Shkodër/ Gurorja ndot lumin, banorët pa ujë të pijshëm

Banorët e Postribës në Shkodër kanë dalë sot në protestë. As investimi i ujësjellësit një vit më parë nuk ka zgjidhur problematikën e ujit...

Përplasen dy avionë në pistë, anulohen përkohësisht fluturimet

Një incident ka ndodhur në aeroportin e Mançesterit të premten mëngjes, kur dy avionë të linjës easyJet u përplasën në pistë, duke rezultuar në...

Spanja në “luftë” me flakët, raportohet për 7 viktima nga zjarret

Spanja është duke u përballur me 14 zjarre të mëdha dhe autoritetet paralajmëruan të premten se “kushte të pafavorshme” po e bëjnë më të...

“Rreziqet janë të larta” Trump niset drejt Alaskës

Trump është nisur me aeroplanin qeveritar në Bazën e Përbashkët Andreës pranë Uashingtonit. Bëhet e ditur se Trump është nisur për në Alaska. Trump postoi...

Lajme të tjera

Web TV