Basha: Shqipëria ndër tre vendet e fundit në Europë për të bërë biznes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Lulzim Basha publikon raportin e EuCham lidhur me klimën e biznesit në Europë.

Ai thotë se raporti i fundit i EuCham që e rendit Shqipërinë ndër tre vendet e fundit në Europë për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar dhe sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë.

“Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon,më pak tërheqëse për investime.

Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta, mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune”, shkruan Basha.

Ai shton se me planin e demokratëve, taksa e sheshtë do të jetë 9%, do të luftohet konkurrenca e pandershme dhe korrupsioni, do ti jepet frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kantieri i rrugës Elbasan-Qafë Thanë/ Rama: Punimet vijojnë me ritme të shpejta

“Mirëmëngjes dhe nga kantieri i rrugës Elbasan-Qafë Thanë, Korridori VIII që po merr formë, e ku punimet për zgjerimin...

Meloni kërkon rishikimin e “modelit të Shqipërisë”

Planet e dëbimit të kryeministres italiane Giorgia Meloni nuk funksionojnë: kampet italiane në Shqipëri janë bosh. Roma tani po shqyrton përdorimin e tyre në...

Veliaj mbeti në burg, Rama: Tani u njoftëm një çik si shumë, kush do e drejtojë Tiranën?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj Rama: Të mos bëj unë një kërkesë të tillë për standardet demokratike?!  Kur...

“Tatimin mbi të ardhurat”/ Ndryshon udhëzimi

Ndryshon udhëzimi për zbatimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Sipas ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, për mbajtjen e tatimit...

“Veliaj është i dyshuar, jo i pandehur”/ Rama: Pa mua dhe PS nuk ka SPAK

“Tek historia gjenden sekeretet e shtetbërjes. Më lejoni ta nis me një pyetje? Jeni të sigurt që e dimë të gjithë ne që jemi...

Lajme të tjera

Web TV