Shokuese/ Nëna vret 5 fëmijët, gjyshja shpëton të 6-in

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani kur një nënë 27-vjeçare ka vrarë 5 fëmijët e saj.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Solingen, ndërsa bëhet me dije se pas aktit gruaja ka tentuar vetëvrasje duke u hedhur para një treni në Dusseldorf, por shpëtoi.

Menjëherë pas aktit të tmerrshëm, 27-vjeçarja telefonoi të ëmën duke i treguar se çfarë kishte bërë dhe se do të vriste fëmijën e 6-të.

Por gjyshja nxitoi duke telefonuar menjëherë Policinë dhe për të marrë në shtëpinë e saj fëmijën më të madh, 11-vjeçar i cili është shëndoshë e mirë, dhe i vetmi i mbijetuar nga vëllezërit e motrat./Re.Gu/fjala.al