Vriten tre ushtarë nga një sulm në Pakistan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga shpërthimi i një bombe në Pakistan kanë vdekur tre ushtarë dhe një tjetër është plagosur.

Zyrtari i Policisë, Shaukat Ali, i tha Radios Evropa e Lirë se ushtarët ishin në një patrullë rutinë më 2 shtator kur shpërthimi goditi automjetin me të cilin po udhëtonin.

Ali tha se katër ushtarët ishin plagosur fillimisht, por tre prej tyre vdiqën më vonë në spital, duke përfshirë një toger.

Ushtari i katërt i plagosur është në gjendje kritike, sipas oficerit të policisë.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi Tehrik-e-Taliban Pakistan (TTP), i njohur gjithashtu si talibanët pakistanezë.

Vendi ku ndodhi shpërthimi, Uaziristani i Jugut gjendet afër kufirit afgan, dhe kishte shërbyer si një bazë militante, deri në vitet e fundit, kur Pakistani tha se operacionet e tij atje kishin pastruar zonën nga talibanët dhe grupet e tjera militante./REL

Të fundit

Thirrja e dytë e PS: Ju bëjmë thirrje, votoni sa më shumë këto minuta!

Ndërsa kanë mbetur edhe një orë nga mbyllja e votimit, zëdhënësja e PS për zgjedhjet, Silda Çepe iu ka...

Partia Socialiste denoncon kandidatët demokratë: U futën në qendrën e votimit…

Sipas tyre Luan Baçi dhe Gentian Çela janë regjistruar në orët e pasditeve pranë qendrave të votimit. “Kandidatët e PD vijojnë të thyejnë Kodin Zgjedhor...

Nga 929 emra në një qendër votimi, votojnë vetëm 91? Pse vlonjatët po rrinë në shtëpi?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat, sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje. Sipas të dhënave të fundit deri në orën 18:00, kanë...

La Liga, Barcelona përmbys Realin dhe “vret” kampionatin

Barcelona është shumë pranë fitimit të titullit kampion, pasi fitoi 4-3 kundër Real Madridit dhe u shkëput 7 pikë larg në krye të renditjes...

Lajm i keq për opozitën, shqiptarët po votojnë më pak se në 2021 (deri në orën 18:00)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 18. Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV