Marrëveshja Kosovë- Serbi/ Meta: Hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen Kosovë-Serbi të arritur ditën e sotme në Shtëpinë e Bardhë nën praninë e presidentit Trump.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkrua se kjo marrëveshje është hap i rëndësishëm drejt dy objektivave.

E para për një normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe paqes e stabilitetit në rajon.

Postimi i plotë:

E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, të negociuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Trump!
Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë!

Re.Gu/Fjala.al