Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është nënshkruar marrëveshja ekonomike Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë në SHBA. Siç u bë me dije dhe më herët prezent në këtë takim ishte dhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Lajmin e bëri të ditur asistenti i presidentit Trump, Judd Deere.

“Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më presporues”, ka shkruar ai në Twitter.

https://twitter.com/JuddPDeere45/status/1301906942135279622

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, që prej 3 shtatorit kanë zhvilluar takime me ndërmjetësimin e këshillit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien dhe të dërguarin e presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.

Këto takime u tha se kishin në fokus bashkëpunimin ekonomik.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nisi më 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara u përfshin në këtë dialog më shumë, pasi më 4 tetor, 2019, presidenti Trump, emëroi Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm në këto bisedime./Re.Gu

Të fundit

Gjigandi i qiellit “Antonov” fluturon fshehurazi nga Ukraina, revoltë në Moskë

Një operacion masiv, nën radar, bëri që një nga avionët më të mëdhenj të transportit në botë, Antonov AN-124,...

Një shqiptare emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, reagon Rama: Moment krenarie!

Shqiptarja Pranvera Kastrati është emëruar në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën...

Luçiano Boçi i shqetësuar: Rama po na josh dhe merr njerëzit tanë!

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi tha në studion e MCN se ikja e Genc Deromemajt në Vlorë i shqetëson dhe i lë një...

Rama: Në fund të dekadës, Shqipëria të mos përdorë cash

Qeveria Shqiptare synon që në fund të dekadës, vendi ynë të mos përdorë para cash, por transaksionet financiare të jenë të gjitha dixhitale. Në takimin...

23-vjeçari shqiptar sherr me asistenten e fluturimit, avioni bën ulje emergjente (Emri)

Një aeroplan që fluturonte nga Omaha për në Detroit u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte...

Lajme të tjera

Web TV