Spitalet Covid/Pacientët mes ankthit dhe virusit, a ka në protokoll konsulta psikiatrike?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në dy spitalet Covid në vend kapacitetet spitalore po ezaurohen dhe bluzat e bardha rezultojnë të pakta në numër, në krahasim me fluksin e pacientëve të shtruar. Përpos protokolleve të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, në ambientet spitalore të kthyera në spitale Covid, fatalitetet po shënohen edhe prej problemeve psikologjike të pacientëve të hospitalizuar. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, shprehet se spitalet Covid në vend ofrojnë edhe konsulta psikiatrike. Ndërsa familjarë të pacientëve ngrenë shqetësimin se nuk kanë kontakt me të afërmit e tyre të shtruar në spitalet Covid.

Nga Ina Allkanjari

Prej disa muajsh tashmë bluzat e bardha ndodhen në vijën e parë “të luftës” me virusin COVID-19. Pavarësisht masave të marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend, bluzat e bardha të konsideruara shpesh edhe si vatër të përhapjes së infeksionit, janë më të rrezikuarit. Në dy spitalet Covid, konkretisht në Spitalin Infektiv dhe në atë “Shefqet Ndroqi”, kapacitetet spitalore po ezaurohen dhe bluzat e bardha rezultojnë të pakta në numër, në krahasim me fluksin e pacientëve, ku vijon të ketë mbi 100 raste të reja ditore të pacientëve të shtruar.

Numri i ulët i stafit mjekësor, simptomat e rënda të virusit, si dhe pamundësia e pacientëve për t’i pasur afër në momente të vështira familjarët e tyre, shpesh ka shtaktuar një gjendje të rënduar psikologjike te këta pacientë. Përpos protokolleve të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, në ambientet spitalore të kthyera në spitale Covid, fatalitetet po shënohen edhe prej problemeve psikologjike të pacientëve të prekur nga virusi. Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, ku njëri prej pacientëve është hedhur nga kati i katërt i spitalit dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për 65-vjeçarin Hasan Mira, banues në Klos, Mat, i infektuar me COVID-19 dhe i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ku paraprakisht mendohet se shkak i këtij akti ekstrem mund të ketë qenë gjendja e rënduar psikologjike e pacientit. Pas aktit të rëndë të vetëflijimit, spitali “Shefqet Ndroqi”, gjithashtu i njohur si Covid-2 ka vendosur të marrë masa. Drejtuesit e spitalit kanë vendosur të vënë hekura në të gjitha dritaret e godinës, për të shmangur fatkeqësi të ngjashme. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje, ndërsa familjarë të pacientëve të tjerë të shtruar në këtë spital shfaqen të revoltuar, teksa shprehin frikë për shëndetin e të afërmve të tyre, të cilët po marrin trajtim spitalor, pasi janë të prekur nga virusi COVID-19.

Një ndër shqetësimet kryesore është fakti se nuk kanë komunikim me familjarët, duke deklaruar se nuk u lejohet përdorimi i telefonit. Ndërkohë në lidhje me aktin e vetëflijimit të 65-vjeçarit ka reaguar edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila u shpreh se Hasan Mira ai ka qenë i shtruar prej 24 orësh dhe merrte mjekim dhe konsulta psikiatrike. Rakacolli sqaroi se të gjithë të infektuarit marrin mjekim edhe për problemet e tjera që paraqesin, si problemet mendore, diabeti, zemra dhe kjo bëhet në konsulta me mjekët specialistë për rastet që pacientët paraqesin.

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar Shoqata e Infemierëve të Shqipërisë. Nëpërmjet një njoftimi në facebook, shoqata thekson se pas pacientëve me covid radha e vetëvrasjeve mund të jetë e vetë personelit shëndetësor, për shkak të mbingarkesës që kanë në punë dhe shërbimit që bëjnë ndaj pacientëve. “Atë çfarë ata shohin çdo ditë në pacientë të ndryshëm, atë çfarë ata ndiejnë sa herë humbet jetën një pacient dhe lodhjen që kanë gjatë orëve të gjata të shërbimit, nuk është çudi që dhe nesër në lajme të shohim se si një mjek apo infermier nga lodhja, stresi apo depresioni u vetëvra. Ku është kujdesi ndaj personelit?

A duhet të ketë shërbim psikologu dhe për personelin shëndetësor? A duhet të ketë kohë pushimi dhe për ta? Mos vallë duhet të vazhdojnë të trajtohet si kafshë pune akoma personeli shëndetësor, pa asnjë kujdes ndaj tyre? Po ata pse vallë vazhdojnë e heshtin?”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Infermirëve, teksa theksohet se ka ardhur koha të kthehet fokusi nga personeli shëndetësor, i lënë pas dore prej vitesh.

Lexo edhe :  U përfshi në një konflikt, vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit

Spitali “Shefqet Ndroqi”

Pas ngjarjes tragjike të vetëvrasjes së 65-vjeçarit Hasan Mira, ka reaguar stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”. Spitali njofton se 65-vjeçari ishte shtruar një ditë më parë dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit. “65-vjeçari ishte shtruar një ditë më parë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni të shkaktuar si pasojë e virusit Sars-Cov 2 dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit. Duke shprehur edhe një herë dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” i siguron qytetarët se po vijon të jetë në shërbim 24/7 për të garantuar shërbimin shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Një tjetër reagim ka ardhur nga mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku nëpërmjet një deklarate për mediat u shprehën se 65-vjeçari Hasan Mira kishte probleme psikologjike. Një ndër mjekët u shpreh se Mira ishte shtruar në spital me pneumoni, si pasojë e Sars-Covid ndërsa kishte shfaqur edhe probleme psikologjike. “Jemi këtu dhe po bëjmë këtë punë të jashtëzakonshme për të shpëtuar jetën nga sëmundja e rrezikshme dhe e pabesë që ka prekur gjithë botën. I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes së 65-vjeçarit. Ai ishte i shtruar me pneumoni, si pasojë e Sars-Covid 2 dhe po trajtohej nga ne, si dhe kishte shqetësime psikologjike. Sigurojmë qytetarët se do të shërbejmë me përkushtim e sakrificë për të pacientët”, tha mjekja.

Box

 COVID-19, 116 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orë

Zbatimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskës dhe kujdesi për higjienën personale dhe atë kolektive, vijojnë të apelohen nga Ministria e Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19. Ndërsa numri i rasteve të reja ditore të tëinfektuarve vijon të paraqitet me shifra të larta, mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 835 testime dhe janë identifikuar 116 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov 2. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin në 5732 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 49 raste në Tiranë, 13 në Elbasan, 7 në Kukës, nga 5 raste në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Fier, Has, nga 3 raste në Berat, Kamëz, Gjirokastër, 2 në Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Mirditë, Mat, Bulqizë.  Aktualisht, në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë të intubuar.   Ndërkohë në dy spitalet Covid janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 32 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet Covid nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 qytetarë nga Tirana; një 56-vjeçar ; një 64-vjeçare, një 71-vjeçare, një 77-vjeçar dhe një 89-vjeçare. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdeshëm dhe të zbatojnë masat e përcaktuara.  “Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik, ku nuk mund të ruani distancën. Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes, sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje”, deklaron Ministria e Shëndetësisë.

 

Tabele

 

COVID-19 – Statistika (3 shtator 2020)

 

Testime totale              65340

Raste pozitive                         9844

Raste të shëruara         5732

Raste aktive                3811

Humbje jete                301

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë              2068

Durrës             472

Shkodër           288

Lezhë              195

Korçë              136

Kukës              133

Elbasan            129

Vlorë               122

Fier                  121

Berat               75

Dibër               38

Gjirokastër     34    /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Zbulohet misteri më shumë se 4000-vjeçar: Si u ndërtuan piramidat e Gizës?

Shkencëtarët besojnë se më në fund kanë zbardhur misterin e ndërtimit të piramidave në Egjiptin e lashtë, të cilat...

“Nuk donte të liroheshin të burgosurit politikë”/ Reagon Berisha: Rama shpifës

Kryeministri Edi Rama në Podcastin e tij, ku kishte të ftuar këngëtarin Frederik Ndoci, tha ndër të tjera se Sali Berisha nuk donte që...

Dhunoi vajzën adoleshente, e pëson keq babai 40-vjeçar

Policia në Devoll ka proceduar penalisht sot një 40-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij adoleshente. “Komisariati i Policisë Devoll referoi...

A e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? Efi habit me përgjigjen

Në një kohë kur spekullimet dhe debatet rreth finalisteve të Big Brother VIP Albania po marrin vrull, duket se ish-banorja Efi Dhedhes ka një...

Erjola Doçi reagon sërish pas daljes nga shtëpia e BBV dhe ka dy fjalë për ndjekësit

Erjola Doçi ka reaguar në rrjetet e saj sociale për herë të parë që nga largimi nga BBVIP. Ajo ka falënderuar të gjithë mbështetësit...

Lajme të tjera

Web TV