Presidenti i SHBA Donald Trump do të takohet me Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidentin Serb Aleksandar Vuçiç të premten, njoftoi Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Trump do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit dhe më pas do të jetë i pransihëm në një takim tripalësh me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç
Palët kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për marrëveshje ekonomike.
Pas ditës së parë të negociatave për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, Vuçiç tha se atij iu paraqit një projekt marrëveshje që përmendte njohjen reciproke dhe se ai e refuzoi atë.
I dërguari special i Trump për bisedimet e paqes midis Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, shkroi në Twitter duke thënë se nuk ishte e vërtetë.
Nga ana e tij, Hoti nuk komentoi nëse kishte një propozim të tillë por theksoi se “marrëveshjet e dëmshme për Kosovën, të papranueshme për Kosovën, kurrë nuk kanë ardhur dhe nuk do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë”.Ky është takimi i tretë i delegacioneve nga Kosova dhe Serbia.
Fjala.al sjell axhendën e aktiviteteve të kreut të Shtëpisë së Bardhë.