Kërcënon Erdogan: Armiqtë ose i varrosëm, ose i hodhëm në det! Shpresoj të mos e pësoni si 100 vite më parë!

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka bërë një deklaratë të fortë ndërsa ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar ishte duke dhënë një fjalim. Erdogan u shpreh përmes telefonit se armiqtë e Turqisë do ta pësonin keq.

“Ata që sulmuan pavarësinë tonë një shekull më parë, populli turk i varrosi ata ose në tokë ose i hodhën në det. Ata që shënjestruan flamurin dhe lutjen tonë, kur po kërkonin një mënyrë për të dalë nga ky presion, ekzekutuan tre kryeministra, dy ministra dhe një gjeneral. Shpresojmë që ata të mos bëjnë të njëjtin gabim sot dhe të mos paguajnë të njëjtin çmim sot.“-tha më tej Erdogan.

Kjo deklaratë ka bërë bujë në mediat greke të cilat e konsideruan një kërcënim të hapur ndaj tyre. Tensionet mes dy shteteve filluan në muajin gusht kur anija turke lundroi drejt Egjeut për të kërkuar burime natyrore./Re.Gu/Fjala.al