“Nobelistja shenjtore që bashkon tokësoren me hyjnoren”, mesazhi i Ruçit për Nënë Terezën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka kujtuar sot Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Përmes një mesazhi Ruçi theksoi se nobelistja shenjtore bashkon tokësoren me hyjnoren.

“5 shtatori i 2016-s shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës. Kjo është një ditë e shënuar për besimin dhe komunitetin katolik, veprimtarët, organizatat dhe lëvizjet humaniste e filantropike në të gjithë botën. Por kjo është një ditë e shënuar veçanërisht për kombin shqiptar.

Ne, shqiptarët, jemi krenarë që i kemi dhënë botës njëkohësisht një shenjtore dhe nobeliste. Është një rast unikal kur një nobeliste shenjtërohet, duke bashkuar tokësoren me hyjnoren, kontributin për paqen me përpjekjet titanike për shërimin, mirëqenien dhe lumturinë e të varfërve, të sëmurëve e të pambrojturve.

Nënë Tereza është lartësia e përulur, edukatorja universale e të gjithë njerëzimit dhe për të gjitha kohrat. Sot, në 110 vjetorin e lindjes dhe katërvjetorin e shënjtërimit të Nënë Terezës, të gjithë duhet të reflektojmë.

Nëse dëshirojmë të ndërtojmë lumturinë nëpërmjet egoizmit për pasurim apo lehtësimit të varfërisë së të tjerëve nëpërmjet ngrohtësisë, le t’i referohemi Nënë Terezës. Nëse dëshirojmë të zgjedhim midis ambicjes për të triumfuar apo dhënies së dashurisë për të tjerët, le t’i drejtohemi Nënë Terezës.

Nëse dëshirojmë të zgjedhim midis përparimit nëpërmjet forcës apo nëpërmjet dhimbsurisë njerëzore, le të mësojmë nga Nënë Tereza. Nëse dëshirojmë të zgjedhim midis qaramanëve dhe atyre që bëjnë përditë nga një gjë të vogël, të dobishme, le të veprojmë si Nënë Tereza.

Nëse dëshirojmë që sakrificat e vuajtjet të mos na dekurajojnë, por të na nxisin për t’u ringritur dhe vazhduar luftën në emër të së mirës dhe lumturisë së të gjithëve, shembulli është Nënë Tereza.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në mesazhin e tij me rastin e Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Fenomeni Yamal, në 48 orë shiten 700 mijë fanella, Barça fiton shifra të frikshme

Tek Lamine Yamal, Barcelona sheh pasuesin e Messi-t në çdo aspekt, jo vetëm në fushë, por dhe jashtë sajë....

Real Madrid kërkon një emër “big” në mesfushë, ja yjet e përfolur

Real Madridi, ka shpenzuar plot 180 milionë euro këtë verë për të siguruar katër përforcime të rëndësishme: Alexander-Arnold, Carreras, Huijsen dhe Mastantuono. Por, pavarësisht këtyre...

Mbi 30 mln paund/ Sa do të paguajë CEO i Astronomer në rast divorci për tradhtinë virale

Përqafimi viral që zbuloi tradhtinë e CEO-s së Astronomer mund t’i kushtojë Andy Byron mbi 30 milionë paund në rast se bashkëshortja, e cila...

Pas divorcit me Xhensila Myrtezajn, Bes Kallaku nis lidhjen e re!

Teksa javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj dhe lidhjen e saj me Ledri Vulën, edhe...

Pas shembjeve masive, pastrohet Thethi dhe mbillet me bar (FOTOT)

Pasi IKMT shembi të gjitha ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, qofshin këto objekte banimi apo shërbimi, tashmë ka nisur rehabilitimi...

Lajme të tjera

Web TV