Publikohet dosja e Sigurimit të Shtetit për Nënë Terezën: Është me orgjinë nga Korça

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk i ka shpëtuar përndjekjes së Sigurimit të Shtetit as Nënë Tereza. Gruaja më e famshme në planet që ishte shqiptare por që iu përkushtua tërë jetën të varfërve të botës përndiqej nga Sigurimi në format që ai përdorte. Autoriteti Për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit 1944-1911publikon një dosje me të dhëna dhe informacione për të dhe familjen e saj në Tiranë. Interesnate është ky informacion i dërgohet nga Sigurimi i Shtetit Ramiz Alisë që ishte kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe Sekretar i Parë i Komiteteit Qendror të PPSH, kryeministrit Adil Çarçanit, ministrit të Brendshëm Hekuran Isait dhe ministrit të Jashtëm Reiz Malile. Një fakt interesant është se sipas verifikimeve të Sigurimit Nënë Tereza është me orgjinë nga Korça dhe më pas familja ka shkuar në Shkup. Gazeta “Fjala” po publikon të plotë këtë informacion.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991

Më 4 shtator 2016 u shenjtërua nga Papa Françesku Nënë Tereza e Kalkutës, proces i nisur menjëherë pasi bamirësja mbylli sytë, më 5 shtator 1997.

E lindur më 26 gusht 1910 në Shkup, si Gonxhe Bojaxhiu, jeta e saj iu kushtua besimit dhe dashurisë për njerëzit. Në vitin 1950, Nënë Tereza themeloi urdhrin e Misionarëve të Bamirësisë, që sot ka 130 shtëpi në të gjithë botën.

Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 për punën e saj me të varfrit dhe të sëmurët e Kalkutës, punë që vazhdoi edhe pasi ajo vetë u sëmur e ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare. Në atë kohë, urdhri i saj kishte rreth 4,000 murgesha dhe administronte rreth 600 jetimore, mensa, strehimore dhe klinika.

***

Në arkivat e AIDSSH ruhet dosja nr. 298 e vitit 1989, për familjen e Nënë Terezës, e vëzhguar në vite.

Lexo edhe :  1969 – Shpërthen “Lufta e Futbollit” mes El Salvadorit dhe Hondurasit

Raporti flet për motrën e Gonxhe Bojaxhiut, Age Kolë Bojaxhiun dhe nënën e saj Drane (Roza) Bojaxhiu. Aty bëhet një pasqyrë e detajuar e aktivitetit të saj dhe familjes, deri ditën që mbyllën sytë. Po ashtu, lidhja me Marie Krajën e kontributi i saj për ta edhe pas vdekjes. Letra i dërgohet Ramiz Alisë, Hekuran Isait dhe Reis Maliles.

Dosja në fjalë mund të vihet në dispozicion të të interesuarve, pranë AIDSSH, në zbatim të ligjit 45/2015. /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV