Kush fitoi nga pakti i Uashingtonit, Kosova apo Serbia? Ja çfarë deklaron analisti Tim Judah

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Pikat e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, janë një  ri-angazhim për të normalizuar marrëdhëniet, gjë të cilën e kemi dëgjuar shumë herë në të shkuarën,” deklaron Tim Judah analist për çështjet  e Ballkanit  në revistën Britanike ‘The Economist’.

Në një intervistë për Top Channel, analisti anglez nuk beson se do të ketë një angazhim të dytë të Washingtonin për njohjen e ndërsjellët Kosovë Serbi.

Zoti Judah si e shihni marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dhe kush ishte ajo që mund të quhet si pika e fitores për Kosovën?

Unë besoj se është një marrëveshje jo befasuese e kështu Kosova dhe Serbia nuk kanë fituar ndonjë gjë sikurse Kosova dhe Serbia nuk kanë humbur diçka në të gjithën këtë. Pamë një përzierje të çuditshme gjërash pasi në marrëveshje ka pika të dakortësuar më parë.

Tani kemi të bëjmë me një ri-angazhim për të normalizuar marrëdhëniet gjë të cilën e kemi dëgjuar shumë herë në të shkuarën.  Çështjet ekonomike siç është hekurudha ne I kemi dëgjuar në të shkuarën. Njohja nga Izraeli, përmendja e Hezbollahut apo bllokimi 5 G janë 100 %  relevante në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Mbase janë me interes për amerikanët në një kohë kur palët nuk nënshkruan marrëveshje mes tyre. E gjitha është ‘ok’ por le të shohim çfarë do të prodhojë kjo në krahun ekonomik. Nuk kemi të bëjmë me fitues apo të humbur nga kjo.

Por në perspektivën afatgjatë marrëveshja ka për tu harruar paçka se u bë dhe nuk solli ndonjë ndryshim të madh. Ajo që do të jetë e dëmshme për zotin Hoti dhe posaçërisht për zotin Vuçiç janë pamjet filmike të të dyve përballë Trump nga ku  duken si djem shkolle përpara mësuesit kujdestar. Do të shihet në të ardhme dëmi i shkaktuar në imazhin e tyre politik në terma afat gjatë.

Sipas jush cila është pika më e rëndësishme e marrëveshjes?

Nuk shikoj ndonjë pikë të rëndësishme në marrëveshje. Thjesht kemi të bëjmë me një angazhim të ri për çështje të caktuara. Ndërsa pjesa janë tërësisht pa lidhje për marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Ata thonë njohje e ndërsjellët e diplomave, por këtë e kanë bërë në të shkuarën pasi është pjesë e marrëveshjes me BE.

Lexo edhe :  Publikohet audioja, Trump kërcënoi Putinin: "Nëse futesh në Ukrainë..."

Angazhim për të gjetur të zhdukurit. Ne e kemi dëgjuar këtë shumë herë në të shkruarën. Jemi përballë një përsëritje të gjërave. Në dokumentet e nënshkruara nuk ka asnjë madhore e cila qëndron.

Presidenti Vuçiç gjatë negociatave në Washington ia arriti të sigurojë një marrëveshje pa përmendur fjalët “njohje e ndërsjellët”. Ishte kjo një fitore për Serbinë dhe humbje për Kosovën?

Nuk do të ishte reale të ndërtohej ndonjë fije shprese se do të arrihej një njohje e ndërsjellët. Natyrisht nuk  do të adresoj çështja e njohjes së ndërsjellët. Të gjithë e dinin këtë. Nuk arrita ta kuptoj përse kryeministri Hoti e artikuloi këtë se kjo ishte tema më e rëndësishme kur e dinte se nuk kishte për të ndodhur.

Marrëveshja e të premtes në Shtëpinë e Bardhë, besoni se mund të pasojë me një marrëveshje tjetër me ndërmjetësim amerikan për njohjen e Kosovës shtet nga Serbia?

Jo. Kjo nuk ka për të ndodhur. Bisedimet e ardhshme do të zhvillohen në Bruksel.

A besoni se mos-marrëveshjet e gjata Kosovë-Serbi u përdorën në një mënyrë të zgjuar nga administrate Trump, për ta shitur si një arritje të politikës së jashtëm e për presidentin Trump përpara zgjedhjeve presidenciale?

Në të gjithën këtë pati një qëllim dhe një lloj mesazhi për votues evangjelistë kur u përmend Lindja e Mesme. Mbase kjo mund të sjellë ndonjë ndryshim të vogël.  Siç e patë nga ai Twitteri famoz i presidentit Trump u pa konfuzioni me  Kosovës duke e vendosur si lokacion në Lindjen e Mesme. Nuk e di nëse kjo do t’ja mbushë mendjen shumë personave në SHBA të ndryshojnë opinion. Nuk jam specialist zgjedhjesh amerikane ata e dinë më mirë se unë këtë punë./TCH/

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV