Yuri Kim viziton Lëpushën/ “Është vërtetë e bukur, shpresoj të kthehem së shpejti”

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zgjedhur që për pushime të vizitojë edhe veriun.

Destinacioni i saj i radhës ka qenë Lëpusha, një zonë e cila ndodhet në Malësinë e Kelmendit, në Shkodër.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, ajo shkruan se Malësia e Shqipërisë është vërtetë e bukur ndërsa nuk mohon edhe dëshirën për t’u rikthyer sërish.

“Malësia e Shqipërisë është vërtet e bukur. Shpresoj të kthehem së shpejti përsëri”, shkruan ajo. /Er.Ke/Fjala.al/

 

View this post on Instagram

 

The Highlands of Albania are truly beautiful. I hope to go back again soon.

A post shared by Yuri Kim (@usambalbania) on