Bjellorusi/ Shpërthejnë demonstratat për dorëheqjen e Alexandër Lukashenkos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qendra e kryeqytetit të Bjellorusisë të dielën dhe në qytete të tjera,janë pushtuar nga protestues të shumtë të cilët kanë marshuar duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Alexander Lukashenko.

Sipas mediave vendase janë përcjellë pamje nga arrestimet e dhunshme në qytetin e Grodno dhe Brest, si dhe momente nga protestat në katër qytete të tjera.

Demonstratat në Bjellorusi zhvillohen prej katër javësh që pas zgjedhjeve dhe kanë ardhur gjithnjë në rritje përsa i përket numrit të pjesëmarrësve. Protesta e të dielës përllogaritet të ketë tërhequr dhjetëra mijëra persona.

Ndërkohë, në Minsk, policia ka arrestuar dhjetëra protestues, të cilët marshonin përpara ushtarëve në rrugët e kryeqytetit, duke sfiduar paralajmërimin e qeverisë kundër protestave. Raportohet gjithashtu edhe për persona të lënduar nga përballjet me policinë.

Opozita pretendon se zgjedhjet presidenciale të mbajtura një muaj më parë janë manipuluar.

Lukashenko, i cili mban pushtetin që prej vitit 1994, ka refuzuar kërkesat për zgjedhje të reja nga kundërshtarja e tij kryesore, Svetlana Tsikhanouskaya, e cila u arratis nga vendi dy ditë pas zgjedhjeve. Ru. Do/ Fjala

Të fundit

Hapësirat publike, lirohen 17 mijë m² në Tiranë, IMT: Ndërhyrje edhe brenda lagjeve

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, me qëllim kthimin e trotuareve dhe ambienteve të përbashkëta në...

Eskortat në burg, habit gazetari: Shpesh janë dhurata nga miqtë

Gazetari i kronikës, Sokol Bregu, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar skandalin e fundit, atë të...

Roberto Saviano dhe sfida ndaj mafies, një leksioni i gjatë 17 vjeçar

Nga Leonard Veizi Fjala e lirë, padyshim, kushton më shumë se plumbi. E megjithatë, ka njerëz që zgjedhin të mos heshtin. Nuk bëjnë zhurmë për...

Rama: “Angela Merkel” do të hapë dyert për më shumë se 1300 nxënës në Kamëz

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të premte, 18 korrik, pamjet e shkollës së re 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz, e cila do të...

The Economist: Kushner do t’i kërkojë qeverisë burime uji për Sazanin dhe Zvërnecin

Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime uji edhe për këto projekte. Nika thotë se të...

Lajme të tjera

Web TV